Pengesat më të fundit për idealet konservatore sociale – shumica veçanërisht në martesën mes të njëjtit seks – kanë nxjerrë disa sugjerime se vlerat tradicionale janë të prapambetura. Në të vërtetë, konservatorët janë kaq të dëshpëruar saqë diskutojnë të tërhiqen nga hapësira publike dhe të mbyllen në shtëpitë e tyre apo nëpër kisha, duke rizbuluar kështu “natyrën murgjërore”, që mbizotëronte gjatë periudhës së Mesjetës. Kjo do të ishte një tragjedi për shoqërinë e të gjitha kushtëzimet e saj. Vlerat thelbësore të shpalosura nga feja “dukshëm familja” nuk kanë qenë asnjëherë kaq të rëndësishme dhe kaq shumë në nevojë për ndihmë morale.
Vala e tanishme e kulturës progresive mund të fillojë “zgjerimin”, ndërsa kalon nga siguria e ndjenjave liberale te përpjekjet më shtypëse për të kufizuar pikëpamjet alternative për botën, përfshi ato fetare.
Në vitet e ardhshme, konservatorët socialë duhet të veprojnë, por në mënyra që ua tejkalojnë shqetësimet doktrinave rreth homoseksualitetit apo abortit. Duhet të kemi të qartë se tashmë qytetërimi perëndimor dhe një pjesë e madhe e Azisë Lindore po shkon drejt tkurrjes demografike. Kjo si pasojë se njerëzit po largohen gjithnjë e më shumë nga bërthama e familjes duke iu përkushtuar më së shumti kënaqësisë që dhuron jeta vetëm dhe rehatisë së mospasjes fëmijë.
Vendimi për t’u larguar nga familja është shenjë e keqe për shoqërinë. Kjo shfaq një krizë shpirtërore, në të cilën njerëzit nuk kujdesen më për të afërmit, por vetëm për vete. Shumë faktorë, si rritja e numrit të femrave që punojnë si dhe revolucioni seksual e kanë ndryshuar së shumti realitetin ku jetojmë. Më pak se gjysma e fëmijëve jetojnë në familje me të dy prindërit, të cilët kanë një martesë të qëndrueshme.
“Familjet sot, – thekson demografi Wolfgang Lutz, – luftojnë në një mjedis të dominuar nga të rriturit që mbartin mbi vete dhe shqetësimet e tyre. Shumë fëmijë rriten pa vëllezër e motra, kushërinj dhe rrethin farefisnor. Feja, e cila e ka mbështetur familjen historikisht, ka pësuar rënie në shumicën e vendeve.” Këto pasoja janë mjaft të theksuara sidomos në Europë. Numri i lindjeve në Gjermani, Greqi, Spanjë dhe Itali është ndër më të ulëtit në botë. Studiuesi Phil Longman e krahason Europën me një grua, së cilës i ka mbetur në vend numëro “ora biologjike”. Le të marrim për shembull Gjermaninë, një shtet, i cili ka të regjistruar një numër tejet të ulët të lindjeve. Popullsia e saj po plaket me shpejtësi dhe që ekonomia shumë e zhvilluar e këtij vendi të jetë në po këtë nivel, deri në vitin 2025 i nevojiten rreth 6 milionë punëtorë, thënë ndryshe afro 200 mijë emigrant në vit. Si pasojë, mungesa e shtimit të popullsisë, zvogëlimi në numër i familjeve, sjell me vete edhe pasoja financiare.
SHEMBULLI JAPONEZ
S’ka nevojë të jesh shkrimtar fantastiko-shkencor për të kuptuar e imagjinuar se ku do të na çojë degradimi i familjes. Shkalla tejet e ulët e lindjeve e martesave në Japoni e kanë dobësuar tashmë rritjen ekonomike të këtij vendi. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2050 Japonia do të ketë 3.7 herë më shumë njerëz të moshës mbi 65 vjeç. Për krahasim, deri në vitin 1975, Japonia regjistronte 3 herë më shumë fëmijë nën 15 vjeç. Më 2050, numri i personave mbi 80 vjeç do të jetë 10% më shumë se ata të moshës nën 15. Tendenca të tilla gjenden edhe në vendet e tjera të Azisë Lindore. Një sondazh më 2011 me femra nën 50 vjeçe nga Taivani, zbuloi se shumica e tyre dëshironin të mos lindnin asnjëherë fëmijë. Sipas demografit Gavin Jones, 25% e femrave Azinë Lindore nuk duan të martohen deri në moshën 50 vjeç dhe rreth një e treta e tyre duan të mos lindin fëmijë. Edhe Kina do t’i ndjejë pasojat e lindshmërisë së ulët në një të ardhme jo të largët. Fëmijët kinezë dhe punëtorët e moshës 15-19 vjeç do të ulen 20% deri në vitin 2050. Me rënien e popullsisë, GDP e një vendi mund të qëndrojë lartë bazuar për frymë. Por pasojat negative të plakjes së shpejtë dhe zhdukjes së fuqisë punëtore janë të pashmangshme.
A DO TË TKURRET AMERIKA?
A do të ndjekë Amerika këtë rrjedhë? Ndoshta jo. Historianët theksojnë se brezi i ri i këtij mijëvjeçari, e konsideron shumë të rëndësishëm faktin se duhet të jenë prindër të mirë. Sipas një sondazhi të bërë nga Pew, pjesa më e madhe dëshirojnë të kenë të paktën dy fëmijë. Kjo sugjeron se brezi i ri mund të heqë dorë nga përpjekjet për t’i dhënë prioritet “fuqizimit” të individit dhe grupeve të njerëzve që janë kundër ruajtjes së familjes. Ka shumë persona që e shohin divorcin si zgjidhja e problemeve, duke menduar kryesisht për veten. Familjet e divorcuara lidhen me çdo lloj mosfunksionimi shoqëror, duke filluar nga kriminaliteti e deri te varfëria apo sëmundjet mendore. “Njerëzit, veçanërisht fëmijët, – thekson Freud, – kanë nevojë të ndjejnë se janë më të rëndësishëm për prindërit e tyre se sa për të tjerët. Zëvendësimi i vlerave familjare nuk e përmbush dot nevojën e fëmijëve për dashurinë që vjen natyrshëm nga prindërit. Një dashuri që nuk diskriminon, më duket se humb një pjesë të vlerës së saj, duke i bërë një padrejtësi objektit të saj.
Në vend të debatojnë për detajet, konservatorët dhe liberalët pro familjes duhet të kërkojnë rrugë për të ndikuar në rritjen e numrit të fëmijëve dhe të familjeve me lidhje të fortë e të qëndrueshme martesore. Disa nga këta elementë janë fare të lehtë për t’u ndjekur: shkollim publik të mirë, politika taksimi që nuk penalizojnë çiftet e martuara dhe një reduktim taksash. Natyrisht, të dyja palët mund të mos bien dakord për mjetet, por disa ndryshime do të ndihmonin për rezultatet sociale. Kjo lidhet me çështje si strehimi, ku duhet të kemi prioritet ndërtimin e shtëpive me çmime të arsyeshme që përballohen gjerësisht nga familjet. Përpjekja për të ruajtur një vend për familjen na kërkon të shkojmë përtej nostalgjisë dhe të fokusohemi në mënyrën se si mund të rigjallërohet ky institucion kaq i çmuar mes sfidave të modernitetit.
Botuar në revistën “Psikologjia”, në numrin 100
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.