Marrëdhënie

March 11, 2017 | 13:04

Familja, ekuilibri i qëndrueshmërisë në çift

Ndryshe nga aktiviteti i tij muzikor prej të cilit identifikohet, këngëtari i zhanrit popullor Ylli Baka ka rrëfyer një jetë plot emocione si bashkëshort dhe baba. Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai tregoi momentin më të ndjerë të jetës, ku zemra i rrahu për vajzën e bukur, e cila do të bëhej shumë shpejt partnerja e tij në jetë.

Ylli dhe Rozeta Baka

Një dashuri e lindur në Memaliaj, vendlindjen e tyre, në të njëjtën lagje, ku ballkonet e tyre ndanin shikimet syresh. Ndonëse 11 vite diferencë moshe, për çiftin Rozeta dhe Ylli Baka ka qenë thjesht numër dhe aspak ndikues në marrëdhënie dhe pjekurinë e saj, e cila tanimë shënon dy dekada. Ai këngëtar dhe ajo një farmaciste e zonja, këto dy profesione sipas çiftit kanë ndikuar në një ekuilibër të qëndrueshëm për familjen. Ata gëzojnë nga kjo qëndresë e fortë tre fëmijë, vajzën e madhe dhe dy djem binjakë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top