Më shumë se 500 anëtarë të një familje në Kinë janë ribashkuar në fshatin Shishe në provincën lindore Zhejiang. Pema e tyre gjenealogjike nuk ishte përditësuar për më shumë se tetë dekada, gjë e cila i nxiti pleqtë e fshatit të gjurmonin për pasardhësit e familjes.
Ata janë të gjithë pjesëtarë të familjes Ren, plot 6 breza. Sipas Ren Tuanjie, kreu i Partisë Komuniste në fshatin Shishe, ku u zhvillua grumbullimi i veçantë, pjesëtarët e familjes jetojnë në Pekin, Shangai, Xinjiang dhe Tajvan dhe u mblodhën së bashku si pjesë e një projekti për kompletimin e pemës së tyre gjenealogjike me rastin e festivalit pranveror.
Fotot mahnitëse u shkrepën nga fotografi Zhang Liangzong. Për të përfshirë në objektiv të gjithë të pranishmit ishte i nevojshëm përdorimi i dron-it.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.