Një fenomen i çuditshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda banesës, të vendosur nga prindërit e një vajze të vogël, e cila sipas pamjeve përndiqet nga një fantazëm.
Videoja, e cila ka bërë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale, fillimisht shfaq vajzën, e cila luan me kukullat e saj, por një prej lodrave lëviz kokën vetë, raporton Daily Mail.
Por, kjo nuk është asgjë në krahasim me atë se çfarë ndodh në një dhomë tjetër, teksa vajza është duke vizatuar në një copë letër.
Fillimisht disa prej letrave lëvizin sikur fryhen nga era, e më pas e gjithë tavolina fillon të lëvizë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.