Mirëqenie

October 19, 2018 | 8:10

Farat Chia dhe efekti i tyre ndaj kancerit të gjirit

Jemi në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, për këtë arsye, ushqimi për të cilin do të flasim ndikon në luftën kundër këtij kanceri të shumëpërhapur vitet e fundit.

Aida Shquti, Master Shkencor për Mësuesi në Gjuhën Angleze në UT, e apasionuar pas të bukures, inovatives në stilin e jetesës dhe mirëqenies

Aida Shquti, Master Shkencor për Mësuesi në Gjuhën Angleze në UT, e apasionuar pas të bukures, inovatives në stilin e jetesës dhe mirëqenies

Chia është një farë e ngrënshme, e cila vjen nga pema Salvia hispanica e rritur në Meksikë dhe që daton herët në kohën e fiseve Maja dhe Azteke. Chia do të thotë fuqi dhe këto fara janë një burim i mirë energjie. Farat chia janë ushqimi që përmbajnë sasinë me të lartë të acideve yndyrore omega 3, gjithashtu janë të pasura me karbohidrate, proteina, fibra, antioksidante dhe kalçium.

Nëse do ta bëni zgjedhjen tuaj për konsum ditor, ja cilat janë disa nga përfitimet:

1.Ndihmon humbjen në peshë.

Sasia e fibrave në farat Chia është e mjaftueshme për t’u ndjerë të ngopur për një periudhë të gjatë kohore. Për më tepër ka përmbajtje zinku, i cili njihet për stimulimin e leptinës, e cila ndihmon në rregullimin e hormoneve dhe oreksit, duke e mbajtur nën kontroll dëshirën për të ngrënë. Konsumi ditor i farave Chia djeg dhjamin e barkut, duke reduktuar fillimisht dhjamin e organeve të brendshme, i cili është komponent i obezitetit.

chia-seeds2.Lëkura dhe plakja

Kërkues nga Meksika zbuluan se farat Chia përmbajnë përqendrim fenoli (antioksidant) totalisht natyral afërsisht 2 herë më të lartë se raportimet e mëparshme dhe aktiviteti i antioksidantëve ndaloi 70% aktivitetin e radikaleve të lira. Kërkimet konfirmuan se farat Chia janë një prej ushqimeve të natyrës me përmbajtje të lartë antioksidantësh. Antioksidantët përshpejtojnë sistemin e ripërtëritjes së lëkurës dhe parandalojnë dëmtimet e saj.

3.Ndihmon në trajtimin e diabetit të tipit 2

Sasia e fibrave dhe acidit alfalinolenic balancojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe reduktojnë në mënyrë drastike shanset për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

14.Përmirëson tretjen

80 gr. prej farave Chia siguron 100% të fibrave që duhen konsumuar në ditë. Sistemi juaj tretës do të punojë për mrekulli, duke eliminuar toksinat dhe duke ju mbajtur të ngopur përgjatë gjithë ditës.

5.Lufton kancerin e gjirit

Farat Chia janë të pasura me acidin yndyror alfalipoic, i cili redukton rritjen e qelizave kancerogjene në gjoks. Kërkuesit zbuluan se farat Chia shkaktuan vdekjen e qelizave kancerogjene pa dëmtuar qelizat e tjera të shëndetshme. Ky ushqim i mrekullueshëm është aleati i femrave që luftojnë me kancerin e gjirit.

6.Kocka të forta

28,35 gr. të farave Chia ka rreth 18% të sasisë ditore rekomanduar për kalçium. Kalçiumi është thelbësor për shëndetin e kockave dhe ndihmon në forcimin e tyre. Chia përmban boron, i cili është ushqyesi kryesor për shëndetin e kockave.

7.Nxit metabolizmin dhe rrit nivelin e energjisë

Kërkimet treguan se atletët të cilët kishin konsumuar farat Chia patën më tepër rezistencë se sa ata që nuk i kishin konsumuar. Kur farat Chia zhyten në ujë, ato formojnë një përmbajtje prej xhelatine ku një lugë e plotë do t’ju jepte 100 kalori dhe plot energji.

8.Përmirëson shëndetin e zemrës

Për shkak të fibrave farat Chia ulin nivelin e kolesterolit dhe pastrojnë inflamacionet e dëmshme apo bllokimet e formuara në sistemin kardiovaskular. Ky superushqim parandalon sëmundjet e zemrës, rinovon qelizat e dëmtuara dhe e bën zemrën tuaj më të fortë dhe më të shëndetshme.

9.Rrit fuqinë e trurit

Farat Chia janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3, i cili është thelbësor për funksionimin e trurit. Chia lufton depresionin si edhe ndihmon funksionet kognitive dhe kujtesën.

10.Shëndeti oral

Farat Chia plot kalçium, fosfor, vitaminë A dhe zink klasifikohen si ushqimi më i mirë për shëndetin oral. Kalçiumi është i nevojshëm për shëndetin e dhëmbëve. Zinku mban larg kariesin e dhëmbëve. Efekti antibakterial që ka, largon erën e keqe të gojës.

11.Ul rrezikun e hipertensionit

Acidet yndyrore omega 3 ulin presionin e gjakut dhe reduktojnë inflamacionin. Magnezi, hekuri, kalium dhe antioksidantet e gjetur në farat e mrekullisë, i japin gjakut cilësi më të mirë dhe presionit të gjakut nivelin ideal. Kjo do të thotë më pak dhembje koke dhe më pak djersitje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top