Mirëqenie

September 10, 2019 | 8:45

Fasulet jeshile, aleatet më të mira për të parandaluar sëmundjet e zemrës, diabetin dhe sëmundjen e mëlçisë

Quhet fasule jeshile indiane (ose fasule jeshile e gjelbër), është me origjinë nga Azia dhe është shumë e pasur me përfitime shëndetësore. Një përbërës i rëndësishëm i gatimeve tipike për Indinë dhe Kinën, fasulja jeshile indiane është e pasur me lëndë ushqyese si mangan, proteina dhe vitamina B dhe C.

 Këto janë bishtajore të vogla jeshile, bima e së cilës i përket të njëjtës familje si thjerrëzat dhe bizelet. Ato përmbajnë fibra, proteina, fitonutrientë dhe antioksidantë. Më poshtë rendisim përfitimet kryesore të fasules së gjelbër indiane.

Kanceri. Fasulja e gjelbër indiane përmban nivele të larta të aminoacideve siç janë polifenolet dhe oligosakaridet të cilat, sipas një studimi kinez, i japin bishtajoreve veti antioksiduese të dobishme për parandalimin e kancerit. Sipas studimeve klinike, kjo fasule mbron qelizat nga mutacionet dhe dëmtimin e ADN-së. Instituti Kombëtar i Kancerit i SHBA-së ka përfshirë fasulet e gjelbra indiane midis ushqimeve që mund të kenë efekte antikancerogjene.

Mëlçia. Proteinat janë thelbësore për të mbrojtur mëlçinë nga dëmtimet oksiduese. Ky lloj i bishtajoreve është një burim i shkëlqyer i proteinave me origjinë bimore, të cilat mbështesin funksionet e bilirubinës në mëlçi.

Diabeti i tipit 2. Fasulja e gjelbër indiane ka veti të shkëlqyera anti-diabetike, të cilat ndihmojnë në parandalimin e diabetit tip 2. Një studim i kryer në Kinë në vitin 2008 tregoi se disa lëndë ushqyese në këtë bishtajore rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe ulin nivelin e kolesterolit.

Sëmundjet e zemrës. Fasulja e gjelbër indiane ndihmon në parandalimin e oksidimit të kolesterolit të keq (LDL) duke rregulluar nivelet e kolesterolit të mirë. Antioksidantët e pranishëm në këtë bishtajore lehtësojnë inflamacionin dhe parandalojnë dëmtimin e enëve të gjakut.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top