Fotografitë që tregojnë Roger Federer në Malawi së bashku me qindra fëmijë të shtresës së varfër po bëjnë xhiron e botës. Një mision solidariteti nga ana e tenistit zviceran me famë botërore. Për vite me radhë ai është angazhuar për themelimin e fondacionit të vet (Fondacioni Federer, i cili në bashkëpunim me Credit Suisse dhe Action Aid Malawi) ka ndihmuar me vepra konkrete fëmijët afrikanë.
Tani dalin edhe të dhëna më të sakta që vërtetojnë angazhimin konkret të kampionit Zviceran. Pra, jo vetëm foto dhe selfie. Në fakt, Federer investoi 13.5 milion dollarë (rreth 12 milion euro) për ndërtimin e 81 shkollave dhe çerdheve në Afrikë, si dhe ndihmoi në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e 400 shkollave të tjera më të vogla në pjesën tjetër të kontinentit.
Projekti filloi në vitin 2011 dhe zgjat të paktën 10 vjet, pasi përfshin disa vende, pothuajse të gjitha afrikane: Botsvana, Malawi, Namibia, Afrika e Jugut, Zambia, Zimbabve dhe Zvicra, ku 15 lloje të këtij programi janë tashmë aktivë dhe ka ndihmuar 215 mijë fëmijë. Qëllimi i deklaruar është arritja e miliona fëmijëve deri në vitin 2018. Ky është Roger Federer. Kampion, legjendë në fushë dhe legjendë në jetë.
Burimi / https://it.eurosport.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.