Në fokus

November 29, 2019 | 8:20

Femër do të thotë kurajë!

Të jesh femër do të thotë kurajë, miqësi, mëmësi, dashuri, buzëqeshje, joshje… Vetë femrat janë ato që dhurojnë jetë. Kjo nënkupton kurajë të pamatë, por jo vetëm…

1

Kuraja lind bashkë me femrat

Duhet shumë guxim për t’ua dalë mbanë betejave të mëdha në jetë apo edhe luftërave të vogla që hasim në përditshmëri. Të kthehesh nga puna pas lindjes së fëmijës, të punosh dhe ndërkohë të bësh edhe mamanë, të kujdesesh për shtëpinë, blerjet e përditshme, për gjyshërit, për fëmijët adoleshentë… pa e humbur për asnjë çast buzëqeshjen dhe humorin, janë të gjitha gjëra që një femër i bën pa u ankuar asnjëherë. Dhe kjo është kuraja dhe guximi me të cilin përballen çdo ditë femrat.

Miqësia mes femrave është një nga motorët falë të cilit ecën e gjithë bota…

Shpesh thuhet se miqësia mes femrave ka si bazë rivalitetin ndërmjet tyre. Po ku mund të shprehesh haptas dhe për gjërat më intime përveçse te mikesha e zemrës? Femrat janë sa solidare, aq edhe kundërshtare dhe kjo bën që të jenë gjithmonë në përmirësim të vetes dhe botës që i rrethon.

1

Thuhet që mamatë janë më të mirat

Nënat kujdesen për fëmijët si askush tjetër dhe gatuajnë receta të mrekullueshme. Të bësh mamanë është zanati më i vështirë dhe njëkohësisht edhe më i thjeshti në botë. Askush nuk të mëson kur lind një fëmijë dhe nuk ka udhëzime që duhen mësuar përmendësh se si ta rritësh atë. E megjithatë, në një mënyrë apo një tjetër, të gjitha nënat ia dalin mbanë… Jo më kot janë femra.

Femër do të thotë edhe… dashuri

Femrat dashurojnë shumë, ndonjëherë edhe më shumë se sa duhet bashkëshortin, fëmijët, partnerin, miqtë dhe të dashurit, pasi kjo është në natyrën e tyre.

Janë të përgatitura

Në punë femrat kanë famën se janë të përgatitura, organizatore, këmbëngulëse e ndonjëherë edhe më të zonjat se sa kolegët e tjerë meshkuj. Oscar Wilde thoshte: “Jepini një gruaje mundësinë e duhur dhe ajo do të bëjë gjithçka…”

Kanë buzëqeshjen më të bukur në botë

Dikush ka thënë se “pjesa më e bukur e trupit të një femre është buzëqeshja e saj”. Epo, bravo i qoftë atij mashkulli që e ka shkruar dhe gruas që e ka frymëzuar! Buzëqeshja u reziston “sulmeve” të kohës dhe kalimit të moshës.

Femrat joshin pafundësisht

Të joshësh, me shikim, me buzëqeshje, me sy, me këmbë dhe me zemër… vetëm një femër i bën të gjitha këto. Për të mbajtur gjallë raportin në çift, për t’i dhënë ngjyra jetës së përditshmërisë, edhe joshja i përket një femre.

Përgatiti Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top