Në fokus

May 6, 2019 | 11:32

Fëmija 4-vjeçar bëhet miop sepse gjyshja e linte të luante me telefon, çdo ditë për orë të tëra

Sa herë i kemi parë fëmijët “të mbajtur në gji” nga prindërit ose të afërmit përmes një smartphone ose tablet? Video, muzikë, lojëra, karikatura: mjetet “e mençura”, të cilat pothuajse secili prej nesh i ka, mund të argëtojnë fëmijët, por gjithashtu mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Kjo është plotësisht e demonstruar nga ajo që ndodhi me një fëmijë Taiwanes,vetëm katër vjeç. Fëmija, i cili rrinte me gjyshen gjatë kohës që prindërit e tij ishin në punë, luante dhe të shikonte video në telefon çdo ditë, vazhdimisht për disa orë.

Kjo ishte shumë dhe sytë e tij, një ditë filluan të dërgonin imazhe të paqarta tek fëmija. E alarmuar gjyshja paralajmëroi prindërit e tij, të cilët e çuan atë në një kontroll spitalor. Nga atje diagnoza doli: miopi. Mjeku paralajmëroi babanë dhe nënën e tij për rreziqet që lidhen me përdorimin intensivisht të pajisjeve elektronike.

Drita blu që lëshojnë ekranet, në fakt, mund të shkaktojë këtë gjendje të syrit, si dhe përshpejtimin e degjenerimit makular. Miopia është e shërueshme, sigurisht, por degjenerimi i makularëve paraqet dëm të pakthyeshëm dhe më të rëndë. Mosha mesatare e atyre që përdorin pajisjet teknologjike të lëvizshme po zvogëlohet gradualisht, dhe kjo padyshim është një rrezik. Ekspertët paralajmërojnë se dëmtimi nga ekspozimi i zgjatur ndaj dritës blu është ende relativisht i panjohur.

Pra, sipas mjekëve, është mirë të mos abuzoni me tableta dhe smartfonë, dhe të alternoni kohën që kaloni në ekran me disa ndërprerje, ndoshta duke gjetur një kontakt të vogël me “botën reale”.

Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohemi (dhe të mbrojmë fëmijët tanë, ose nipërit e mbesat) nga rreziku i krijimit të një “miopie digjitale” të vërtetë.

 

 

Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top