4-vjeçarja Angelina Bella Devyatkina nga Moska, flet shtatë gjuhë: Rusisht, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Spanjisht, kineze dhe arabe. Vajza u bë e famshme pas audicionit për talent show “Njerëz të jashtëzakonshëm”.
Një videoklip i postuar nga spektakli në Facebook, u bë viral brenda një dite.
Performanca ishte interesante. Bella Devyatkina ka treguar rrjedhshmëri në shtatë gjuhë të huaja. Asaj ju bënë pyetje të ndryshme në gjuhë të ndryshme dhe vajza iu përgjigj lehtë të gjithave.
Mamaja i mëson asaj anglisht. Gjithashtu, ajo ka dado, të cilat janë të kombësive të ndryshme dhe secila prej tyre i mëson gjuhën e saj amtare. Dadot nuk janë vetëm për t’i mësuar fjalë dhe fraza, por edhe për të diskutuar çështje të ndryshme të botës, historinë natyrore, dhe tema të tjera nga enciklopeditë e fëmijëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.