Një dasmë në Kanada mori një kthesë të papritur, kur dhëndri u hodh në një lumë për të shpëtuar nga mbytja një djalë të vogël. Clayton dhe Brittany Cook ishin duke paraqitur për fotot e dasmës në një urë në Ontario, kur dhëndri vuri re një djalë që mbytej në lumë. Pa menduar, Cook u hodh në ujë dhe e tërhoqi djalin e vogël në breg.
Fotografët e dasmës kapën të gjithë aktin heroik, ndërkohë që imazhet po bëjnë tashmë xhiron e botën nëpër rrjetet sociale.
”Tre fëmijë po na ndiqnin gjatë gjithë kohës në urë….unë thjesht po mbaja sytë mbi ta, sepse po qëndronin shumë afër ujit- tha Clayton për BBC –Ndërkohë që Brittany po bënte foto papritur kuptova se vetëm dy ishin duke qëndruar mbi urën e lartë.”
“E pashë djalin në ujë duke u përpjekur ta mbante kokën lart. U hodha menjëhërë.“
Gruaja e Clayton tha se fillimisht mendonte se ai kishte kërcyer në ujë si për shaka.
“Ne do të donim të mendonim se shumica e njerëzve ndoshta do të bënin të njëjtën zgjedhje”, tha ajo. “Por kur po e ndiqja me sy, pashë se ai po nxirrte një djalosh nga lumi.”
Nusja tha se të menduarit e shpejtë dhe vetëbesimi dhe altruizmi i bashkëshortit të saj ishin disa nga arsyet pse u dashurua me të.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.