Një incident shokues ka ndodhur në një spital në Guangzhou, Kinë. Një 10-vjeçar është filmuar, teksa godet brutalisht nënën, pasi ajo u përpoq ta ndalonte së luajturi në telefonin e tij celular.
Gjyshja e djalit, e cila ishte me to u përpoq të ndalojë fëmijën, por pa dobi.
Nëna e djalit, është shprehur për mediat “Unë vetëm i thashë, që të mos luaj më në telefonin e tij ”.
Shikuesit në mediat sociale kineze kanë kritikuar sjelljen në video, por fajësojnë edhe prindërit për sjelljen e tij të dhunshme, duke thënë se ata mund të jenë tepër të butë në shtëpi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.