Këshilla & Arsye

July 14, 2017 | 9:48

“Fëmija duhet pranuar për atë që është dhe jo për atë që dëshirojnë prindërit të jetë”

1

Të pranuarit e fëmijës si një njeri tjetër që në çastin e lindjes, ndihmon që prindërit të marrin seriozisht fëmijën e tyre dhe kjo është një nga nevojat themelore të fëmijës.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Fëmija ka një botë të tijën për t’u zbuluar, rritur e pasuruar dhe nëse prindërit nuk e vlerësojnë dhe nuk e pranojnë këtë të vertetë, por kërkojnë nga fëmija të jetë siç ata e duan, me vlera që u duken prindërve të rëndësishme, atëherë mbyllin rrugët e komunikimit nëpërmjet besimit e sigurisë.

Kjo mënyrë i tregon fëmijës se vetja e tij, bota e tij, nuk i intereson prindërve. Bota e tij emocionale, çfar ai ndjen, çfar ai dëshiron, sa kurajo ka t’i shprehë ato që ndjen, nuk kanë rëndësi, nga ai priten vetëm vlerat.

Fëmija duhet pranuar për atë që është dhe jo për atë që dëshirojnë prindërit të jetë. Nëse prindërit dëshirojnë që fëmija të jetë dikushi, atëhere të merren seriozisht duke e njohur dhe shijuar çdo çast, si çaste jete të papërsëritshme, pa krahasuar me vlerat e dikujt tjetër që as ka lidhje me ata dhe fëmijën e tyre. Kjo është mënyra që e çon fëmijën drejtë autonomisë dhe të qenit zot i vetes

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top