Lifestyle

January 5, 2017 | 13:57

Fëmija i lindur me ‘zemër’ në ballë bëhet yll në internet (FOTO)

Çinar Engin ka lindur në Ankara të Turqisë me një nishan në formë zemre. Për shkak të nishanit të tij të pazakontë, fotot e foshnjes kanë bërë xhiron e internetit. Familja e tij beson se nishani i pazakontë i Çinarit është fat i veçantë dhe i mirë për të. Prindërit e tij Murat dhe Ceyda thonë se e adhurojnë nishanin në fytyrën e djalit të tyre.

4“Pasi një infermiere pastroi gjakun mbi kokën e tij, unë isha i pari që pashë nishanin. U befasova me të vërtetë. Teksa e vështroja kuptova se ajo ishte një zemër e mahnitshme. Ishte e vështirë për mua të mbaja lotët”, ka thënë i ati.

Edhe nëna e tij ka nisur të qajë kur ka parë zemrën mbi fytyrë.

“Ajo ishte me të vërtetë si një dhuratë nga Perëndia. Askush prej nesh nuk ndjehej keq.Ne besojmë se ai ka lindur me shans”, thotë ajo.

Prindërit thonë se Çinar, tashmë 18 muajsh ka shumë admirues, që bëjnë foto me të.

6  2 3

5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top