Është e rëndësishme të kuptojmë që problemet e një fëmije janë po aq të mëdhaja sa edhe problemet e një të rrituri. Shqetësimet që fëmijët kanë në lojë janë po aq të vlefshme sa edhe shqetësimet që ju përballoni në punë. Të gjithë fëmijët kanë të njëjtat sfida emocionale si të rriturit, por pa përfitimet e eksperiencës jetësore apo të mjeteve të avancuara emocionale për të përballuar.
Fëmijët janë të vegjël dhe më pak të fuqishëm, dhe ne duhet të tregojmë shumë kujdes që të mos shtypim shpirtin e tyre me një drejtim të rreptë dhe shumë kontrollues. Një stil dominues i komunikimit me fëmijët mbyt vetëbesimin e tyre.
Ata mund tę duken sikur e kryejnë një komandë të dhënë në atë moment, por ata janë duke u ndrydhur për një jetë të pavarur në të ardhmen. Ka një ndryshim të madh midis instruksioneve të diktuara dhe vetë formimit natyral. Ne duam që fëmijët në mënyrë organike të ndërtojnë vetveten në një status me vetëbesim me udhëheqjen tonë të limituar dhe plot respekt.
Dhe jo duke ndërtuar tullë pas tulle me forcë një gjendje të limituar nga mënyra jonë e të menduarit, të ngurtë dhe të pasigurtë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.