Në fokus

May 28, 2020 | 8:08

Fëmija lind me zemrën jashtë trupit, shpëton falë super-ndërhyrjes së kirurgëve

Një lindje që duket se është marrë gati nga një histori e trillimeve shkencore, “një mrekulli” e mjekësisë. Një vajzë që vuante nga një anomali e rrallë kongjenitale, për shkak të së cilës zemrën e kishte jashtë kraharorit, lindi në Qytetin e Shëndetit në Torino. Lindja ndodhi në javën e 38-të.

Foshnja e lindur me zemër dhe pjesë të mëlçisë jashtë trupit, vuante nga një Ectopia cordis, situatë në të cilën zemra ndodhet jashtë kraharorit, një anomali kongjenitale jashtëzakonisht e rrallë (më pak se një në një milion lindje). Fatkeqësisht, vajza e vogël kishte dhe një masë në zgavrën e gojës, e cila në të njëjtën kohë e pengonte atë të marrë frymë pas lindjes. Prindërit (babai indian dhe nëna italiane), pas një ekoje të parë të kryer në Indi, iu drejtuan specialistëve të spitalit të fëmijëve Regina Margherita në kryeqytetin Piemonte, për t’i dhënë mundësinë vajzës së tyre. Kështu që ata vendosën të kthehen në Itali dhe u morën nga shërbimi diagnostikues antenatal i spitalit Sant’Anna, i drejtuar nga Andrea Sciarrone.

Lindja në javën e 38-të, ishte programuar duke aplikuar të ashtuquajturin ‘Procedurë Exit’, një lindje të veçantë cezariane, gjatë së cilës nxirret vetëm koka e fetusit me masën voluminoze prej disa centimetrash të zgjatur nga goja, për të lejuar që foshnja të vazhdojë të marrë oksigjen nga rrethi placental gjatë kohës që ju duhet kirurgëve për ndërhyrjen, në mënyrë që më pas të jenë në gjendje ta intubojnë dhe ta bëjnë atë të marrë frymë. Vetëm në këtë mënyrë, i porsalinduri ishte në gjendje të lindte në mënyrë të sigurt.

Në atë pikë, në një tryezë të dytë operative kushtuar foshnjës, ishte e mundur të verifikohej se çfarë ishte zbuluar në periudhën para lindjes: përveç masës së madhe të zgjatur nga zgavra e gojës – sqarojnë mjekët – ka pasur një defekt në murin e gjoksit për shkak të mungesës së sternumit, nga e cila zemra dilte jashtë kraharorit dhe një defekt në murin e barkut nga e cila dilte një pjesë e mëlçisë. Kirurgët e udhëhequr nga Fabrizio Gennari ndërmorën hapa për të mbrojtur organet e ekspozuara në pjesën e jashtme duke qepur lëkurën e pranishme në skajet e defektit dhe duke e shtyrë rindërtimin përfundimtar në një datë të mëvonshme.

Sot ka kaluar një javë nga lindja: foshnja, e shtruar në kujdesin intensiv në spitalin pediatrik, në kushte të qëndrueshme, pas ndëhyrjes së  parë për të ketë hequr masën në zgavrën e gojës, do të vazhdojë kursin e saj të gjatë dhe kompleks të kirurgjisë kardiologjike dhe do t’i duhet kohë për ndërhyrjet e mëtejshme rikonstruktive.

Më shumë se 40 njerëz, përfshirë mjekë dhe infermierë nga 3 Departamente të ndryshme të Regina Margherita dhe Sant’Anna, kanë punuar në sinergji për t’i ofruar vajzës së porsalindur me një keqformim të rrallë kongjenital, mundësinë e lindjes dhe trajtimit.

“Ky është edhe një demonstrim tjetër që Qyteti i Shëndetit të Torinos, falë bashkëpunimit multidisiplinar dhe aftësive të tij, konfirmohet në mesin e përsosmërisë së shëndetit italian”, komenton Giovanni La Valle, komisioneri i Qytetit të Shëndetit të Torinos.

 

Burimi / http://www.today.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top