Dëshmi

March 21, 2019 | 8:25

Fëmija lind në aeroplan: kompania i dhuron fluturime falas për gjithë jetën

Një fëmijë lind në avion gjatë një fluturimi të drejtuar nga kompania Jet Airways. Fluturimi i planifikuar u ngrit nga Arabia Saudite dhe u nis për në Indi, vendi i gruas që lindi fëmijën.

Kompania ka vendosur që t’i japë atij një dhuratë mjaft të dëshiruar duke marrë parasysh natyrën e jashtëzakonshme të ngjarjes. Fëmija do të mund të fluturojë falas në fluturimet e kompanisë gjatë gjithë jetës.

Historia duket vërtet e pabesueshme. Ishte ora 3 e mëngjesit kur piloti vendosi të devijonte për në Mumbai, pasi gruaja kishte dhimbje të forta. Duke qenë se aeroplani ishte në një lartësi prej 35,000 metrash mbi Detin Arab, ekuipazhi pyeti nëse kishte një mjek midis pasagjerëve.

Për fat të mirë, kishte një infermiere që ndihmoi gruan të lindte. Midis habisë dhe emocionit të atyre që ishin të pranishëm, u lind një fëmijë i shëndetshëm. Sapo aeroplani u ul në tokë, zbriti nënën dhe fëmijën e saj të cilët u transportuan menjëherë në spitalin më të afërt për ndihmë mjekësore.

Për fat të mirë, gjendja e tyre ishte e mirë dhe nuk kishte ndërlikime gjatë lindjes. Fëmija gëzon shëndet të plotë dhe më në fund është kthyer në shtëpi me nënën e tij.

Linja ajrore tha duke qenë se është fëmija i parë që lind në aeroplan do t’i ofrojë atij fluturimet falas për gjithë jetën. Një ngjarje sigurisht unike që mbahet mend nga të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i fluturimit 9W 569.

 

 

Burimi / www.alfemminilemagazine.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top