Dëshmi

October 18, 2019 | 9:20

Fëmija me aftësi të kufizuara merr pjesë në udhëtimin e shkollës, duke qëndruar në shpatullat e mësueses

Maggie është një fëmijë me aftësi të kufizuara, nga Chicago. Ajo ka probleme serioze të ecjes që nga lindja, por më në fund ajo ka arritur të realizojë një ëndërr të vogël: të marrë pjesë në një udhëtim shkollor. E gjithë kjo u bë e mundur falë angazhimit të mësueses së saj Helma Wardenaar, e cila e mbajti mbi supe gjatë kohëzgjatjes së ekskursionit.

Fëmija me aftësi të kufizuara në një udhëtim me shokët falë mësueses

Maggie është një nxënëse 10-vjeçare e shkollës së Akademisë për Qytetarinë Globale. Ajo vuan nga një paralizë cerebrale që nga lindja dhe gjithmonë ka pasur probleme me ecjen. Kur shkolla e saj organizoi një shëtitje në natyrë, Maggie menjëherë u shpreh se dëshironte të merrte pjesë, pavarësisht kufizimeve të saj.

Kjo ëndërr u realizua falë një prej mësueseve të saj, Helma Wardenaar, e cila vendosi të mos dorëzohej para vështirësive dhe e pajisi veten me një mbajtëse shpine, e cila i mundësonte të mbante peshën e fëmijës. Helma ishte në gjendje të mbante mbi shpatulla Maggie për gjatë gjithë kohëzgjatjes së ekskursionit, duke realizuar në këtë mënyrë ëndrrën e saj për një udhëtim shkollor me shokët e saj.

Gjesti i Helma Wardenaar

Gjesti i mësueses është veçanërisht i rëndësishëm nëse merret në konsideratë fakti që asaj i duhej ta mbante Maggie në krah për gjithë kohëzgjatjen e ekskursionit dhe të blinte një mbajtëse shpine me shpenzimet e saj. Helma, nga ana tjetër, e cila e njeh Maggie që në moshë të re, nuk mund ta përtypte idenë se studentja e saj nuk mund të merrte pjesë në ekskursion me shokët e saj.

Me angazhim dhe zgjuarsi, ajo ishte në gjendje të gjente një zgjidhje që e bëri Maggie vërtet të lumtur, duke e lejuar atë të kalonte disa ditë jashtë me miqtë e saj të vegjël. Falë një çante shpine të veçantë, e cila ju lejon të mbani në krah fëmijë deri në 32 kilogramë, ajo ishte në gjendje ta mbante atë përgjatë shtigjeve në pyll dhe ta bëjë atë të jetojnë një përvojë unike në zemër të natyrës.

Gjesti i dashurisë së Helmës u bë mjaft i njohur në rrjetet sociale dhe në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhi ngjarja, ajo madje u publikua në gazetat kombëtare. Shpresojmë që edhe mësuesit e tjerë të marrin shembull nga Helma ose, akoma më mirë, institucionet të gjejnë disa zgjidhje dhe të mos i lënë në duart e mësuesve.

 

 

Burimi / https://www.mamme.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top