Dëshmi

October 26, 2019 | 8:24

Fëmijë 7- vjeçar me autizëm, që flet 9 gjuhë të ndryshme

Rritja e një fëmije nuk është kurrë një gjë e thjeshtë, por dihet që një prind do të bëjë çmos gjatë udhëtimit të gjatë. Kur Rafaeli u diagnostikua me një formë të rëndë autizmi, prindërit e tij u frikësuan, por në të njëjtën kohë ata e dinin se duhej ta mbështesin fëmijën e tyre me çdo kusht. Përkundër faktit se gjendja e tij mund të rezultojë në disa aspekte të një jete të pështirë, Rafael tregoi shpejt se kishte dhunti: në moshën vetëm 7 vjeç, ai fliste shumë mirë 9 gjuhë të ndryshme! Jo keq për një fëmijë që nuk foli fare në moshën 2 vjeç.

Nëna e Rafaelit, Juli Lanser Mayer, ka shkruar në faqen e saj në Instagram, se djali i saj 2-vjeçar nuk fliste dhe nuk ndërvepronte: ai nuk shihte asnjëherë dikë në sy dhe dukej i shurdhër, ku kjo e fundit është hedhur poshtë nga disa ekzaminime. Nuk është e thjeshtë të pranosh një diagnozë kaq të papritur, por prindërit gjithmonë kanë kërkuar mënyrën më të mirë për ta mbështetur atë. Përparimi i vërtetë erdhi kur disa specialistë i këshilluan që ta linin djalin e tyre të përdorë një tabletë, në mënyrë që të kuptojnë se çfarë i pëlqente.

Kështu, Rafael filloi të bashkëvepronte me teknologjinë, falë së cilës ai zbuloi se kishte një pasion të natyrshëm për gjuhët. Një ditë, përmes riprodhimit automatik në Youtube, ai dëgjoi një këngë në anglisht – “Ky ishte momenti kur pashë sytë e Rafaelit që shkëlqenin për atë që ai pa dhe dëgjoi. Në atë moment kuptova se diçka kishte ndryshuar”, u shpreh e ëma e tij. Që atëherë, fëmija ka filluar të magjepset duke mësuar gjuhë të tjera dhe, mbi të gjitha, ka treguar se ka një kujtesë të jashtëzakonshme. Ai mund të kodojë gjuhët e tjera shumë shpejt dhe mund t’i shqiptojë ato në mënyrë të përsosur.

Rafael flet më shumë se 9 gjuhë, duke përfshirë anglisht, spanjisht, japonisht, rusisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Kur ishte pothuajse 4 vjeç, ai u shpreh plotësisht në anglisht gjatë një seance me terapistin e të folurit dhe, megjithëse e kuptoi gjuhën e tij amtare, ose Portugalishten, ai nuk donte ta përdorte atë. Ky aspekt i lidhur me të mësuarit, hiper-përqendrimi, duket se është një tipar tipik i autizmit dhe, sipas ekspertëve, na lejon të përqendrojmë vëmendjen në një aktivitet të veçantë. Ndodh sidomos nëse fëmijës i pëlqen aktiviteti në fjalë.

Nëna e Rafaelit të vogël beson fuqimisht se të kesh një fëmijë me autizëm do të thotë të mësosh vazhdimisht t’i shohësh gjërat ndryshe, nga të gjitha këndvështrimet. Ajo përfshin vëzhgimin çdo dite të gjërave të vogla të dhe pastaj bashkimin e enigmës në mënyrën më harmonike dhe të shëndetshme të mundshme. E ardhmja nuk duhet të jetë shumë problem apo shqetësim – gjëja e rëndësishme është që të përqendrohemi te e tashmja.

 

Burimi / https://www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top