Baballarët që punojnë më shumë se duhet kanë mundësi më të mëdha për të rritur fëmijë agresivë dhe të pabindur, sipas një studimi të ri nga Universiteti Curtin, i botuar në Journal of Marriage and Family . Pasojat negative të mungesës së babait në rritjen normale duket sikur ndikojnë kryesisht te fëmijët djem, të paktën në 10 vitet e para të jetës. Nëse fëmija bën shumë teka, mund të varet kryesisht nga orët e tepërta në punë të babait. Studimi ka monitoruar 2900 fëmijë të lindur nga vitet 1989-1991 në moshën pesë, tetë dhe dhjetë vjeç. Të dhënat e grumbulluara nënvizojnë se baballarët që punojnë më shumë se 52 orë në javë do të kenë fëmijë më kokëfortë, me një tendencë për të shkarkuar nervozizmin dhe stresin nëpërmjet veprimeve dhe jo nëpërmjet të menduarit, me një aftësi të pakët të kontrollit të ndjenjave dhe nivele të larta mosbindjeje të shoqëruara me sjellje agresive.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.