Në fokus

January 5, 2017 | 8:38

Fëmijë agresivë? Pse…? Çfarë duhet bërë?

Fëmijët e përdorin agresivitetin si pjesë të rritjes dhe komunikimit të tyre; motivet për këtë sjellje ndryshojnë shumë.

Disa sugjerime për trajtimin e agresionit tek fëmijët.

Nga Msc.Adelina Pjetra Psikologe Klinike

Nga Msc.Adelina Pjetra
Psikologe Klinike

Disa sjellje të fëmijëve të tilla si gërvishtje, kafshim ose kur shtyjnë fëmijët e tjerë përreth tyre, mund të duken shumë agresive nga perspektiva e një prindi, por sa herë keni pyetur vërtet veten se përse fëmijët veprojnë në mënyrë agresive? Arsyet variojnë. Pas këtij lloji veprimi është gjithmonë një dëshirë e fshehur për të marrë vëmendje dhe të dëgjohet; ju nuk e keni idenë (duke qenë se jeni  të shqetësuar në lidhje me sjelljen e tyre), por ata në të vërtetë janë vetëm duke u përpjekur për të komunikuar me ju.

Sipas psikologëve, rritja në vetvete është një akt agresiv dhe fëmijët e përdorin agresionin pikërisht si një formë të komunikimit dhe të  rritjes që transformohet në lidhje me moshën dhe zhvillimin e aftësisë së tyre të komunikimit. Pra, nëna, mos u frikësoni nëse djali juaj 9 muajsh përpiqet të shqyejë hundën tuaj ose fillon duke goditur çdo fëmijë që takon. (Unë e di se çfarë jeni duke menduar: “e shikon, është vetëm faji i gjyshërve, ata i japin shumë liri, tani ai do të rritet duke u bërë agresiv”). Ai në fakt është vetëm duke kërkuar një mënyrë për të kontaktuar me ju, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet ta gjykojmë agresivitetin të lidhur me moshën. Në vitin e parë të jetës, fëmijët e përdorin agresionin si një mënyrë të veçantë për të reaguar ndaj frustrimeve (për shembull: godasin një objekt që i shqetëson ato) dhe si një mënyrë për të eksploruar hapësirën (për shembull: duke lëvizur ashpër dhe duke hedhur lodra rreth e rrotull). Megjithatë janë veprime tipike në këtë moshë, ndërsa rreth moshës dy-tre vjeç, me prezantimin e fjalës “JO” në fjalorin e tyre, ata zbulojnë një mënyrë të re të rritjes, e cila u lejon atyre për të dalluar veten nga pjesa tjetër dhe të pohojnë vullnetin e tyre

Cila është gjeneza e sjelljes agresive?

2Sjellja agresive (dhuna kronike verbale ose fizike) është e lidhur gjithmonë me një kontekst specifik dhe fillon të manifestohet në fëmijërinë e hershme dhe përgjatë gjithë rritjes deri në moshën adulte. Shumë janë variablat që vijnë në lojë si ato , socio-ekonomike, psikologjike, biologjike apo ato të lidhura me faktorët e rrezikut gjatë zhvillimit të fëmijës.

Megjithatë, ka dy elementë kryesorë me influencë që orientojnë “qëndrimin” e fëmijës në një sjellje të dhunshme dhe këto janë:

  • Historia e të mësuarit të fëmijës (çdo gjë e njohur në të kaluarën, dhe unë nënkuptoj çdo gjë, madje edhe gjëra që ju nuk ia keni mësuar atyre)
  • Karakteristikat personale të një fëmije (karakteristikat fizike, aftësia për t’iu përgjigjur stimujve të caktuar, ndjenjat, etj)

Ajo që jam duke u përpjekur për të vënë në dukje, është rëndësia dhe ndikimi i drejtpërdrejtë që një stil prindëror ka në sjelljen agresive të fëmijëve të tyre. Kur prindërit shprehin emocionet e tyre negative, ose në situata të konfliktit ndërmjet një nëne dhe fëmijës së saj, krijohet një rreth vicioz në të cilën një moment i negativitetit të saj prodhon nivele të larta të zemërimit te fëmija, gjë e cila, nga ana tjetër krijon armiqësi me veten e saj, deri te fëmijët e tyre me kalimin e kohës, që nuk mund të frenojnë ndodhitë e tyre agresive dhe fillojnë të veprojnë në mënyrë agresive ndaj bashkë-lojtarëve në lojë. Një stil autoritar, pra,do të bëhet një problem, e karakterizuar nga marrëdhënie të kontrollit të tepërt dhe pak dashuri, e shprehur nëpërmjet dënimeve të pashpjegueshme fizike për sjelljet që na çuan për të vepruar në këtë mënyrë. Ky modalitet fillon një mekanizëm sjelljeje tek fëmijët e bazuar në autoritet, e cila nga ana tjetër do të përdoret me bashkëmoshatarët.

Disa sugjerime për të ndihmuar fëmijët agresivë:

  1. Një sugjerim i mirë është që të përdoren sjelljet prindërore për të ndryshuar sjelljen e fëmijës: të jeni një shembull i mirë për fëmijët tuaj, tregojini atyre se si të zgjidhin problemet dhe momentet kritike pa përdorur agresion; Fëmijët janë si sfungjer dhe patjetër do të përthithin sjelljen tuaj.
  2. Zbuloni ku ndodhin këto sjellje agresive : në këtë mënyrë ju do të dini se cilat janë ngjarjet dhe kontekstet që shkaktojnë një agresion në fëmijët tuaj, kështu që ju mund të përqëndroheni në ndërhyrje.
  3. Dëgjoni fëmijët tuaj; ata do t’ju tregojnë se ku është problemi, dhe pse ata nuk mund t’jua thonë në mënyrë direkte, ju i njihni ata më mirë se kushdo tjetër dhe nuk do të ketë asnjë problem për të kuptuar se çfarë është e gabuar, duke vëzhguar gjestet e tyre të vogla, pamja dhe gjërat që lihen të kuptohen.
  4. Kini kujdes nga mjetet e komunikimit masiv: TV nuk është bërë në mënyrë të barabartë për të gjithë, sigurohuni që fëmijët tuaj (sidomos në moshën e tyre të hershme) nuk shikojnë programe të papërshtatshme me dhunë të tepruar, fëmijët zhvillohen duke imituar dhe kanë tendencë për të përsëritur sjelljet agresive duke menduar se kjo është rruga e drejtë për tu përshtatur dhe afruar me  njerëzit.
  5. Sugjeroni fëmijët mbi atë se çfarë duhet të bëjnë në vend të asaj që nuk duhet të bëjnë: Mos i bërtisni vazhdimisht fëmijës tuaj, por më tepër shpjegojini atyre se çfarë të bëjnë, që të sillen në mënyrë korrekte. Fëmijët do ta përjetojnë një “JO” si një agresion dhe do të priren gjithashtu të sillen në mënyrë agresive, duke krijuar një rreth vicioz që do të jetë e vështirë për të dalë.
  6. Falënderoni ata, kur nuk e përdorin dhunën: fëmijët do të ndihen të forcuar dhe do të kuptojnë se kjo është sjellja e drejtë për t’u përdorur.
  7. Sporti: veçanërisht për fëmijët më të rritur, ndihmon lirimin e agresionit të akumuluar, dhe pasi ata janë të lodhur fizikisht do të kenë më pak energji për të shprehur një sjellje jofunksionale.

“Shpresoj që këto këshilla të shpejta do të jenë disi të dobishme për ju. Një gjë mund t’ju them si nënë dhe si psikologe: Të keni shumë durim me fëmijët tuaj dhe në qoftë se këto sjellje vazhdojnë me kalimin e kohës, ju lutem vizitoni një specialist, sidomos nëse ato përsëriten në kontekste të ndryshme në të njëjtën kohë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top