Marrëdhënie

March 4, 2016 | 7:39

Fëmijë të lumtur, prindër të lumtur

1Është si një ekuacion ku ana e majtë duhet të barazojë të djathtën. Domethënë, nëse fëmijët janë të lumtur, mendojmë që edhe prindërit janë të lumtur. Por që prindërit të ndihen të lumtur në lidhje me fëmijët e tyre duhet të investojnë, punojnë, të japin nga vetja. Marrim një shembull: nëse një fëmijë është i kënaqur që merr mësime pianoje, edhe prindi është i lumtur për mbarëvajtjen e fëmijës në këto aktivitete. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë që prindërit paguajnë “haraçin” për këtë kënaqësi të ndërsjelltë. Shumë prej tyre duhet të gjejnë kohën për t’i çuar këta fëmijë këtu apo atje. Në shoqërinë e sotme koha është shumë e çuar, sepse të gjithë punojnë me orë të gjata që të mund të arrijnë nivelin e jetesës së dëshiruar. Përveç kohës, prindërve u duhet të japin energji fizike apo edhe psikologjike për kën-aqësinë e fëmijëve të tyre. ata mund të jenë shumë të lodhur nga puna e përditshme, qoftë kjo fizike apo mendore. Megjithatë u duhet që shpeshherë pa u ulur fare të ndjekin fëmijët me aktivi-tetet apo të plotësojnë thjesht dëshirat e tyre që mund të jenë edhe pa ndonjë synim të caktuar. Nuk duhet të harrojmë edhe një detaj tjetër të rëndësishëm që shumë prindër, për hir të lumturisë së fëmijëve, e vënë martesën në plan të dytë. Të gjithë e dinë që fëmija është gjëja më e veçantë dhe më e bukur, product i një martese apo lidhjeje të konsoliduar. atëherë, pse kjo martesë që solli këtë fëmijë, vihet në plan të dytë për hir të lumturisë së fëmijëve? Dhe kjo nënkupton kohën që prindërit duhet të kalojnë me njëri-tjetrin, afeksioni që kanë për njëri-tjetrin shpeshherë hidhet i gjithi te fëmijë. Megjithatë kjo është diçka që varet nga çdo familje dhe nga këndvështrimi që prindërit kanë në lidhje me lumturinë e fëmijëve të tyre. Ka disa secrete, nëse do t’i quajmë të tilla, që i ndih-mojnë prindërit të rrisin fëmijë e lumtur dhe të kën-aqur, por njëkohësisht edhe vetë prindërit të mos sakrifikojnë më shumë nga sa munden për hir të kën-aqësisë së fëmijëve.

Prindërit duhet të shprehin entuziazëm kur fëmijët kthehen në shtëpi. Tek të gjithë ne kjo ndodh, por specialistët që studiojnë familjen dhe mbarëvajtjen e saj, përforcojnë këtë ide sepse fëmija ndjen që është i rëndësishëm në familje dhe kjo e bën të lumtur. Ndonjëherë duhet t’i bëjmë të ditur fëmijëve që jo tërë kohën që kemi, mund ta përdorim në dispozicion të tyre. Në pamundësi për t’u realizuar një dëshirë, mund t’u sugjerojmë një aktivitet tjetër në mënyrë që të dy palët të jenë të kënaqur.

Që të rrisim fëmijë të lumtur, duhet të buzëqeshim shpesh dhe vetë. Domethënë të jemi vetë model në familje. Kuptohet që jeta është e ngarkuar dhe jo çdo ditë buzëqeshim, por të paktën të tregojmë para fëm-ijëve që sado probleme të kemi çdo ditë, të mundohe-mi të jemi të qetë.

Sekretet për të rritur fëmijë të lumtur, çdo prind i zbulon vetë dhe përpiqet të bëjë më të mirën. Fëmija duhet të shohë ose ndonjëherë edhe ne vetë t’ia ko-munikojmë sa shumë prindërit fokusohen në jetën e tyre dhe atëherë do të kuptojnë se sa të rëndësishëm janë për familjen. Duke kuptuar rëndësinë e familjes fëmija do të fitojë më shumë vetëbesim dhe kjo çon në kënaqësi dhe lumturi. Rezultati: edhe prindërit do të jenë të lumtur për fëmijët e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top