Mirëqenie

December 8, 2020 | 9:52

Fëmijë të qetë dhe të lumtur, 3 aktivitete të thjeshta për të menaxhuar ankthin dhe stresin

Ashtu si ne, edhe fëmijët po përjetojnë një kohë të vështirë, duke luftuar me ankthin dhe stresin e shkaktuar nga shumë ndryshime të imponuara në jetën e tyre të përditshme, për shkak të pandemisë. Si mund t’i ndihmojmë ata të gjejnë qetësi dhe lumturi? Duke iu ofruar aktivitete të thjeshta të frymëmarrjes, vizualizimit ose krijimit të mandalës.

Për të marrë disa sugjerime në këtë drejtim, ne kontaktuam Monia Monti, pedagoge dhe eksperte në meditim dhe ndërgjegjësim, teknikat dhe aktivitetet e së cilës ajo ua ofron gjithashtu fëmijëve, duke marrë rezultate të shkëlqyera. Për këto çështje ajo ka botuar edhe një libër: “Fëmijë të qetë dhe të lumtur. Teknikat e meditimit për fëmijë dhe të rritur për të menaxhuar ankthin dhe stresin “.

Dr. Monti sugjeron tre aktivitete të ndryshme: një mbi frymëmarrjen, një mbi vizualizimin dhe të fundit që përfshin ndërtimin e një mandala.

A funksionojnë këto teknika tek fëmijët?

Përvoja e Monia Monti në shkolla (e cila përfshinte gjithashtu fëmijë shumë të vegjël) tregon qartë se rezultatet janë të shkëlqyera si mendërisht, emocionalisht, fizikisht ashtu dhe energjikisht.

Mësuesit dhe prindërit, falë teknikave të meditimit dhe aktiviteteve të tjera relaksuese, vërejnë një vëmendje të shtuar dhe rritje përqendrimi nga ana e fëmijëve që janë në gjendje të kryejnë më mirë detyrat e caktuara dhe, indirekt, kjo ka një efekt pozitiv në vetëvlerësimin e tyre dhe besimin në vetveten.

Një aspekt tjetër shumë interesant është ai i emocioneve.

“Mësuesit dhe prindërit theksojnë se si dinamika dhe marrëdhëniet ndërmjet studentëve përmirësohen, sjelljet agresive zvogëlohen dhe ka një kapacitet më të madh për bashkëpunim. Fëmijët janë gjithashtu në gjendje të menaxhojnë në mënyrë më efektive emocione jo shumë të këndshme si zemërimi, ankthi, frika, gjithashtu edhe në sport kur u duhet të përballen me një garë”.

Fëmijët vlerësojnë këto teknika të cilat në një farë mënyre i afrohen ndjenjës së tyre. Dr. Monti na tregoi gjithashtu disa anekdota që na bëjnë të kuptojmë mirë se si këto aktivitete mbeten impresionuese dhe “ndikojnë” thellësisht tek të vegjlit.

“Më ka rastisur të kthehem pas gati një viti në një kopsht fëmijësh për të bërë një projekt meditimi me ta dhe përsëri kur isha duke bredhur nëpër sallën e shkollës një grup fëmijësh kaluan të shoqëruar nga mësuesi i tyre dhe disa prej tyre më thonë “dada relaksimi ka mbaruar, kur të vish tek ne për të luajtur lojën magjike të frymëmarrjes”. Gjëja e pabesueshme është se ne po flasim për fëmijë që janë 3, 4 vjeç. Gëzimi im në atë moment ishte i pamasë. Fëmijët janë prova e vërtetë e lakmusit se si ishin ata gjatë një rruge relaksimi dhe pastaj e kuptoni që keni lënë diçka të mirë”.

Një episod tjetër shumë indikativ ndodhi në supermarket ku takimi me ata që kishin mbetur në zemrën e një fëmije solli në mendje përvojën e saj të këndshme:

“Isha në supermarket duke bërë pazar në një moment të caktuar dëgjoj zërin e një vajze të vogël që thotë: “Babi, babi atje është dada e relaksimit “kthehem dhe vajza vrapon drejt meje duke më mbajtur fort, më merr për dore dhe më çon tek babai i saj për të më prezantuar. Babai është befasuar këndshëm dhe më thotë se në shtëpi vajza e tij e vogël shpesh kërkon të jetë në gjendje të praktikojë ‘renë e qetësisë’, ylberin magjik dhe teknikat e tjera të meditimit të mësuara në shkollë. Ishte një nga ditët më të bukura dhe emocionuese për mua”.

Së fundmi, një gjë që veçanërisht na pëlqen në lidhje me teknikat e propozuara nga Dr. Monti është vëmendja e saj e madhe ndaj mjedisit dhe kafshëve. Disa nga aktivitetet që propozon, në fakt, kanë për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të cilësive të zemrës, dashurinë, respektin, butësinë, për njerëzit, mjedisin dhe kafshët, si dhe vëmendjen dhe ndërgjegjësimin më të madh të veprimeve të ndërmarra.

Dhe ky aspekt gjithashtu duket se sjell rezultate të shkëlqyera. Dr. Monti na raporton një situatë të treguar nga babai i një vajze 7-vjeçare, marrë nga libri i lartpërmendur:

“Unë isha në park me vajzën time dhe pa i kushtuar shumë vëmendje mbështolla faturën e akullores që kishim ngrënë kohët e fundit dhe e hodha për tokë. Vajza ime më shikon dhe më thotë: ‘Jo baba, mos ndot, pemët japin oksigjen për të marrë frymë dhe ju duhet t’i mbani mirë. Kjo, edhe kur e thithim ajrin për relaksim’. Nuk kisha kohë të përkulem për të marrë copën e letrës që Valentina po mbante fort në grushtin e saj të vogël. Më bënë përshtypje fjalët e saj dhe mbi të gjitha vështrimi i saj i butë dhe i ashpër, në të njëjtën kohë, që shkuan drejt e në zemrën time. Një mësim i jetës reale që nuk do ta harroj kurrë”.

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top