Këshilla & Arsye

August 13, 2016 | 6:00

Fëmijët dallojnë lumturinë e rreme të prindërve të tyre

Shpesh, për të mbrojtur fëmijët nga efektet negative të një situate stresuese, prindërit kanë tendencën t’u buzëqeshin atyre edhe nëse nuk janë të lumtur. Një studim i ri kanadez ka zbuluar se ky veprim është i kotë, pasi fëmijët janë në gjendje të kuptojnë dhe përgënjeshtrojnë lumturinë e rreme të prindërve të tyre, kur ata ndihen të trishtuar apo të mërzitur. Kjo aftësi zhvillohet te fëmijët duke filluar që nga muaji i 18-të i jetës së tyre, sipas një studimi të kryesuar nga Sabrina Chiarella, pedagoge në Universitetin Concordia. Të dhënat e studimit kanë nxjerrë në pah se fëmijët 15-muajsh nuk mund të kuptojnë shprehitë e fytyrës, por sapo mbushin 18 muaj arrijnë të kuptojnë trishtimin e prindërve të tyre, edhe nëse ata mundohen ta fshehin. Ky studim është botuar në revistën Infancy, e cila është revista zyrtare e shoqatës ndërkombëtare për studimet mbi foshnjat.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top