Vera është e bukur për të shpenzuar shumë kohë jashtë. Por, kini kujdes! Dielli, era dhe pluhuri mund të irritojnë sytë delikatë të fëmijëve. Pra, siç bëjmë zakonisht për mbrojtjen e lëkurës gjatë ekspozimit në diell, duhet gjithashtu të kujdesemi edhe për sytë.
“Është parë se ekspozimi në dritën e diellit për një kohë të gjatë dëmton sytë”, – shpjegon Elena Piozzi, shefe e repartit okulistik pediatrik në spitalin Niguarda në Milano.
“Studime të ndryshme tregojnë se rrezet diellore shkaktojnë patologji siç janë katarakti apo dëmtimi i retinës. Por edhe në një periudhë të shkurtër, mund të verifikohen skuqje, irritime dhe shqetësime nga drita”.
Si t’i mbrojmë?
“Në ditët me diell do të ishte më se e nevojshme mbajtja e syzeve me filtër diellor që në muajt e parë të jetës, mbi të gjitha kur nuk ka mbrojtje të jashtme, siç mund të jetë një kapelë apo streha e karrocës. Nëse fëmija nuk i mban dot dhe vazhdon t’i heqë, mund të zëvendësohet me një kapelë me strehë”, – shpjegon mjekja.
E mira do të ishte që fëmijët të edukoheshin me mbajtjen e syzeve të diellit, për t’u mbrojtur jo vetëm nga rrezet, por edhe nga pluhurat e ambientit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.