Lifestyle

December 6, 2019 | 8:30

Fëmijët e lindur në dhjetor janë të veçantë. Karakteristikat që i bëjnë ata unikë

Ata janë të gjithë të bukur, të gjithë unikë dhe të mrekullueshëm, por fëmijët e lindur në dhjetor janë të veçantë. Ata janë të tillë për ato karakteristika dhe veçori që i përkasin vetëm atyre që kanë lindur në këtë periudhë specifike të vitit. Do të jetë atmosfera e këtij muaji, ajo që përkon me festat, që do të zhvillojë një energji të veçantë.

Do të jetë për shkak të dritave që ndriçojnë vazhdimisht muajin më të errët të vitit, duke bërë që foshnjat e lindura në dhjetor të thithin një përzierje pozitiviteti dhe bukurie. Për të mbështetur këtë tezë, disa studime dhe hulumtime na tregojnë diçka interesante. Le të zbulojmë se çfarë është!

Pse fëmijët e lindur në dhjetor janë të veçantë?

  1. Ata rriten më shumë se të tjerët

Studimi i kryer nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Bolonjës zbuloi se fëmijët e lindur në dhjetor janë më të rritur se të tjerët. Duket se muaji i lindjes përkon me një fazë në të cilën fëmijët shkojnë në shtrat më herët se moshatarët e tyre.

  1. Fëmijët e lindur në dhjetor shpesh janë mëngjarash

Në këtë rast Universiteti i Vjenës ka kryer një studim në një kampion të njerëzve mëngjarash dhe doli se përqindja më e lartë e tyre kishin lindur në këtë muaj!

  1. Kur të rriten ata do të bëhen dentistë

Një e dhënë interesante e zbuluar nga një studim i Universitetit të Vjenës, të cilët e shohin profesionin e stomatologut si një profesion për ata që lindin në dhjetor.

  1. Janë më të pavarur

Fëmijët që kanë lindur në muajin dhjetor në pjesën më të madhe i përkasin shenjës së Shigjetarit, dhe pjesërisht asaj të Bricjapit. Dy shenja që zhvillojnë një ndjenjë pavarësie dhe kokëfortësie. Aspekte dalluese që formojnë karaktere të lira dhe shumë të forta!

  1. Janë më jetëgjatë

Kjo karakteristikë e fundit na vjen nga një studim i Universitetit të Chicago-s, i cili konfirmon se njerëzit më të jetëgjatë janë ata që kanë lindur në dhjetor!

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top