Fëmijët e lindur nga nëna në moshë kanë aftësi më të mira njohëse në krahasim me fëmijët e lindur nga nënat e reja. Aftësia njohëse reflekton në arritjet arsimore, trup të shëndetshëm dhe profesion më të mirë, të cilat janë thelbësore për të pasur të ardhme të sigurt dhe më të mirë.
Autorja e studimit ishte Alice Goisis, një studiues në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike. Goisis dhe ekipi i saj u shpreh se nënat e rritura kanë përparësi në krahasim me ato të rejat. Shpjegimi pas është niveli i pjekurisë; nënat në moshë janë shpesh më të arsimuara, kanë krijuar karrierën e tyre, dhe nuk kanë vesin si pirja e duhanit që mund të dëmtojë fetusin në zhvillim.
Gjatë studimit, ekipi ka analizuar të dhënat në bazë të tre studimeve të ndara, të fëmijëve 10 dhe 11 vjeç. Fëmijët kanë lindur në vitin 1958, 1970 dhe 2001.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.