Në fokus

November 26, 2019 | 8:55

Fëmijët e zgjuar ngjiten nëpër pemë dhe vrapojnë nëpër shi

Në epokën e teknologjisë po harrojmë se sa i rëndësishëm është për fëmijët kontakti me natyrën, lojën dhe argëtimi në natyrë. Fëmijëria është një periudhë magjike në jetë, pasi fëmijët janë në gjendje të shprehen në maksimum.

Në të vërtetë fëmijët duhet të zbulojnë dhe të shijojnë kënaqësinë e të luajturit dhe argëtuarit në kontakt me natyrën dhe të përjetuarit aventura të jashtëzakonshme. Përfitimet e teknologjisë moderne janë të shumta dhe të rëndësishme, por ato nuk mund të pushtojnë plotësisht jetën e një fëmije ose madje edhe atë të një të rrituri. Ndoshta duhet që, herë pas here të kthehemi në atë epokë mitike të artë, ku maksimumi i argëtimit ishte rrokullisja në një livadh dhe hedhja nëpër pellgje.

Falë kontaktit me natyrën, fëmijët mund të mësojnë menjëherë respektin për mjedisin dhe nga ky këndvështrim ata mund të bëhen mjeshtër të vërtetë për t’u rritur shumë shpejt. Kur fëmijët mërziten, vërejmë se ata kalojnë shumë kohë para një ekrani dhe nëse kuptojmë që jeta e tyre po bëhet shumë pasive, duhet të përpiqemi të propozojmë disa nga alternativat e shumta që e bëjnë jetën e tyre më argëtuese, shpërblyese dhe krijuese.

Disa ide për aktivitete në natyrë, që çdo fëmijë duhet t’i praktikojë:

  • Ngjitje në një pemë
  • Hedhje në pellgje
  • Një udhëtim në fshat
  • Mësoni të bëni ski
  • Patinazh në akull
  • Vrapim në shi
  • Ndërtoni një kasolle ose një shtëpi në pemë
  • Mblidhni gjethet e thara
  • Një piknik në livadh
  • Kamping
  • Ecni me patina
  • Bëni udhëtime të gjata me biçikletë
  • Loja hapa-dollapa
  • Merrni pjesë në një garë
  • Praktikimi i sporteve në natyrë
  • Luani në park me miqtë
  • Fluturimi i një balone
  • Pretendoni se mund të fluturoni duke vrapuar me krahë të hapur
  • Luani në livadh me kafshët shtëpiake
  • Shkoni në plazh dhe mësoni të notoni
  • Ndërtoni një kështjellë prej rëre
  • Bëni një udhëtim me kanoe
  • Luaj lojëra dëbore
  • Ndërtoni një plak bore

  • Krijoni kryevepra të vogla me gjethe, lule dhe degëza
  • Bëni një kurorë me lule
  • Pikturoni me ngjyra natyrale
  • Mblidhni manaferra
  • Mblidhni gështenja
  • Ecni zbathur
  • Vizitoni një fermë
  • Admironi yjet në qiell
  • Shprehni një dëshirë kur shihni një yll duke rënë
  • Mësoni të njihni insektet
  • Shikoni nga afër një flutur, pa e trembur atë
  • Ndërtoni një shtëpi zogjsh
  • Bëni flluska sapuni
  • Kujdesuni për bimët
  • Rritni lule për të tërhequr bletët dhe fluturat
  • Ndërtoni një varkë dhe përpiquni ta lundroni
  • Filloni të praktikoni Yoga
  • Shkoni për gjueti
  • Mësoni të përdorni busullën për t’u orientuar
  • Gatuani në natyrë
  • Përgatitni ëmbëlsira dhe biskota
  • Organizoni një festë ditëlindjeje në natyrë

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.greenme.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top