Ndryshe nga mendimi i përgjithshëm i prindërve se fëmijët janë më të mbrojtur në dimër nëse nuk i lënë të dalin jashtë, ekspertët pohojnë të kundërtën. Sipas tyre, fëmijët kanë më pak rrezik të preken nga virozat e stinës së dimrit nëse rrinë në ambiente të brendshme pak të ajrosura, sesa nëse dalin në natyrë.
Në fakt, kontaktet e ngushta me fëmijët e tjerë ose në përgjithësi, me të sëmurët janë një nga mënyrat kryesore të transmetimit të sëmundjeve infektive. Këshilla më e vlefshme e ekspertëve është që t’i nxirrni fëmijët në natyrë, por t’i mbuloni mirë pasi ata ende nuk e kanë shumë të zhvilluar mekanizmin e vetërregullimit të temperaturës së trupit.
Një masë shumë e rëndësishme është t’ua ndërroni rrobat pasi kthehen në shtëpi dhe sidomos nëse janë lagur.
Këshilla e pediatërve për të parandaluar sëmundjen:
- Në shtëpi ajrosni dhomat 2-3 herë në ditë;
- Shmangni kontaktin me të sëmurët;
- Mos i ekspozoni fëmijët në pirjen pasive të duhanit;
Në çdo rast, ekspertët theksojnë se sëmundjet sezonale nuk mund të shmangen plotësisht, sidomos pasi vjeshta ka qenë e ngrohtë dhe viruset e bakteret kanë pasur shumë mundësi të mbijetojnë.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.