Studim

November 28, 2020 | 8:08

Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj koronavirusit sipas një studimi të ri

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj koronavirusit sipas një studimi të ri.

Fëmijët kanë më shumë të ngjarë të infektohen me koronavirusin sesa vlerësohej fillimisht, sipas një studimi nga Universiteti i Leuven dhe Instituti Siensano. Sondazhi u krye midis 362 fëmijëve nga zonat Alken dhe Pelt, sipas gazetës Het Belang van Limburg.

Midis 21 shtatorit dhe 6 tetorit, këtyre fëmijëve u morën mostra gjaku dhe pështyme. Alken ishte një nga zonat më të goditura nga koronavirusi në pranverë, ndërsa Pelt ishte relativisht më mirë. Sipas rezultateve paraprake, tek Alken 14.4% e fëmijëve kishin zhvilluar antitrupa kundrejt 4.4% tek Pelt.

“Kjo tregon se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj virusit nga sa mendohej fillimisht,” tha Corinne Vandermelen, një koordinatore kërkimore dhe vaksinologe në Universitetin e Leuven. “Për shkak se nuk e dinim nivelin e përgjithshëm të infeksionit në Alken gjatë valës së parë, nuk mund të themi nëse virusi qarkulloi më shumë ose më pak tek fëmijët sesa tek të rriturit,” shtoi ajo.

Studimi zbuloi se shumica e infeksioneve ndodhën përmes kontaktit të ngushtë me një të rritur të infektuar. Shkollat nuk duket se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e valës së parë, vëren ajo. Sidoqoftë, theksohet se ekzistenca e infeksioneve në shkollë nuk mund të përjashtohet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top