Marrëdhënie

June 5, 2018 | 10:47

Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe efekti i tyre në familje

Një anëtar i ri i familjes është gjithmonë një burim gëzimi. Gjithkush është mobilizuar për të mirëpritur fëmijën dhe për të përgëzuar prindërit e lumtur. Por e vërteta është se kjo situatë nuk është gjithmonë aq idilike dhe e mrekullueshme sa do të donim. Ndonjëherë shfaqen probleme ose ngjarje të paparashikuara që duhet të adresohen dhe që mund të shkaktojnë shqetësime në mesin e anëtarëve të familjes. Një nga këto është lindja e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ndikimi i tyre në dinamikën familjare

Fëmijët me aftësi të kufizuara në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në anëtarë të ndryshëm dhe në marrëdhëniet në familje. Duhet të kihet parasysh se ky kusht do të shkaktojë vështirësi të ndryshme në fazat e ndryshme të ciklit jetësor të një personi, gjë që mund të rezultojë në tensione midis anëtarëve të familjes.

Nëse këto tensione nuk kuptohen dhe menaxhohen, është normale që të lindin konflikte të ndryshme. Nga njëra anë, prindërit mund të fillojnë të largohen dhe të mos komunikojnë në mënyrë efektive, gjë që i bën ata të hyjnë në një rreth vicioz të keqtrajtimit që është shumë vështirë të ndalet.

Nga ana tjetër, mund të lindin konflikte me fëmijën, pasi prindërit tentojnë ta mbrojnë atë shumë dhe ta kufizojnë autonominë e tij duke mos pranuar se ka aftësi të caktuara autonome dhe mund të gëzojnë një shkallë më të lartë pavarësie. Po kështu, mund të lindin probleme mes vëllezërve, të cilëve zakonisht u jepet më shumë përgjegjësi. Ajo gjithashtu mund të ushqejë një ndjenjë refuzimi ose turpi për situatën që ata duhet të jetojnë.

Megjithatë, kjo situatë nuk shkakton vetëm shqetësime dhe tensione, por gjithashtu mund të ketë një ndikim pozitiv mbi familjen. Në të vërtetë, aftësia e kufizuar mund të forcojë lidhjet familjare, duke nxitur kohezionin dhe afërsinë mes anëtarëve të ndryshëm. Me fjalë të tjera, ajo mund të përmirësojë elasticitetin e gjithsecilit.

Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ndikimi social dhe profesional

Megjithëse shoqëria vazhdon të përparojë pa u ndalur, ende ka shumë keqkuptime rreth personave me aftësi të kufizuara, kështu që refuzimi mbetet rendi i ditës. Kjo mund të nënkuptojë që familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara janë gjithnjë e më të izoluara duke ulur numrin e marrëdhënieve shoqërore dhe cilësinë e tyre si aktivitete të kohës së lirë.

Mund të ndodh një përkeqësim në sferën sociale, por gjithashtu një përkeqësim mund të ndodhë edhe në vendin e punës. Nëse anëtarët e familjes mendojnë se nuk do të jetë e mundur të përshtatin këtë situatë me punën e tyre, ata e braktisin. Edhe nëse ky vendim merret në mënyrë që të kujdeset më mirë për familjen, mund të bëhet edhe një burim tjetër i tensionit, sepse përveç ndikimit në mirëqenien e atyre që kujdesen për personin me aftësi të kufizuara, ajo gjithashtu ka një ndikim ekonomik.

Fëmijët me paaftësi dhe ndikimi në shëndetin e familjes

Siç është e lehtë të imagjinohet, kjo gjendje familjare, sociale, pune dhe ekonomike mund të ndikojë në shëndetin e të gjithë anëtarëve të familjes, por mbi të gjitha shëndetin e personit (ose njerëzve) që kujdesen për anëtarin me aftësi të kufizuara.

Përgjegjësia e tepërt që vjen nga kujdesi mund të çojë në shfaqjen e shqetësimit të madh emocional. Është normale që ndjenjat e trishtimit, zemërimit, ankthit apo fajit të lindin për shkak të situatës së përjetuar dhe për emocionet e tyre negative.

Pasojat nuk janë vetëm psikologjike, por janë edhe dukshëm fizike, pasi ndjehen shumë më të lodhur krahasuar me situatat normale. Siç kemi thënë, fëmijët me aftësi të kufizuara mund të inkurajojnë shfaqjen e dinamikës së vështirë, por mund të shndërrohen në situata të dobishme duke mësuar t’i menaxhojnë siç duhet … Ne punojmë për mirëqenien e të gjithëve!

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top