Në fokus

September 18, 2017 | 9:36

Fëmijët mësojnë si të mashtrojnë nëse ju thuhet vazhdimisht që ata janë “fantastik”

Një hulumtim i ri nxjerr në pah se mënyra të ndryshme të  lëvdimit mund të nxisin inkurajim pozitiv tek fëmijët, ndërsa të tjera mund të dështojnë, duke promovuar pandershmërinë dhe gënjeshtrën.

1

Sipas dy  studimeve të reja të studiuesve në Institutin Ontario për Studime në Arsim (OISE) në Universitetin e Torontos, fëmijët që vlerësohen si të zgjuar, kanë më shumë gjasa të bëhen të pandershëm dhe të mashtrojnë me shpresën që të ruajnë imazhit të tyre pozitiv.

Në studimin e parë morën pjesë një grup fëmijësh të moshës 3 – 5 vjeçare për të luajtur një lojë gjetjesh me hamendësime. Për gjetjet e sakta të përgjigjeve, gjysma e tyre u vlerësuan me lavdërimin si të zgjuar duke ju thënë:

– ‘Jeni shumë të zgjuar,’

, dhe gjysmës tjetër ju ths që:

– ‘Keni bërë një punë shumë mirë kësaj radhe.’

Ky ndryshim delikat vetëm në theksimin e intelektit apo sjelljes, ishte i mjaftueshëm për të ndikuar në mënyrën se si fëmijët e shihnin performancën e tyre.

Studiuesit pastaj largoheshin nga dhoma dhe u thanë fëmijëve të premtonin që nuk do të mashtronin duke i parë përgjigjet. Pasi i vëzguan përmes një kamere të fshehtë, ata gjetën se fëmijët që u vlerësuan si të zgjuar, patën më shumë gjasa të vepronin në mënyrë të pandershme dhe t’i shihnin përgjigjet.

Eksperimenti i dytë, i botuar në Shkencën e Zhvillimit, filloi me premisën e mësipërme të ngjashme. Fëmijët u ndanë në 2 grupe dhe fëmijëve të njërit grup ju tha që ata kishin reputacion si fëmijë shumë të zgjuar. Dëgjimi i këtij lloj lëvdimi u shoqërua me tendencë më të lartë të këtyre fëmijëve për të mashtruar.

“Pra lavdërimi është më kompleks se sa duket”, tha në një deklaratë bashkëautori i studimit, profesor Kang Lee.

 Formulimi i tij duket se ka një efekt të madh e të ndryshëm.

Ndërsa mendoni se po e inkurajoni fëmijën duke i thënë “Ti je fantastik ” apo ‘Je shumë i zgjuar!” , kjo mund t’i udhëheqë ata që të mashtrojnë në mënyrë që të mbështesë vlerësimin e tonë pozitiv.

Ndërkohë, ato që duhen vlerësuar janë veprimet dhe sjelljet e tyre. Kjo mund të duket si një ndryshim i vogël e i parëndëshëm, por ka një ndikim të madh në mentalitetin e fëmijës.

“Duke vlerësuar aftësinë e fëmijës nënkupton që sjellja specifike që komentohet rrjedh nga tipare të qëndrueshme që lidhen me aftësinë e dikujt, siç është zgjuarsia”, thotë Kang Lee professor në Institutin e studimeve për fëmijë. “Kjo është ndryshe nga format e tjera të lavdërimit, të tilla si lavdërimi i sjelljeve të veçanta ose vlerësimi i përpjekjeve”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top