Fëmijët nga familjet e varfra kanë deri në katër herë më shumë gjasa për të filluar pubertetin herët, pasi varfëria shkakton stresin, që çon në çlirimin e hormoneve riprodhuese.
Djemtë janë në rrezik më të madh, megjithatë vajzat kanë dy herë më shumë të ngjarë që t’ju zhvillohen në mënyrë të parakohshme gjinjtë ose dalja e qimeve, zbuloi një studim.
Studiuesit besojnë se kjo mund të jetë për shkak të varfërisë që shkakton stresin e të rinjve, gjë që pastaj çon në lirimin e hershëm të hormoneve riprodhuese.
Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se një pubertet i hershëm rrit rrezikun e një personi për kancere të caktuara, të tilla si i gjiri në femra dhe prostata në meshkuj.
Autori i studimit thotë se prindërit mund të ndihmojnë në shtyrjen e pubertetit të fëmijës së tyre duke i inkurajuar ata që të ushtrohen dhe të hanë mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.