Ulja e oreksit tek fëmija mund të shkaktohet nga një patologji por mund të jetë edhe diçka momentale që nuk shkaktohet nga ndonjë problem specifik. Për të bërë të mundur identifikimin e shkakut dhe për pasojë të kuptoni edhe mënyrën si duhet të veproni, kemi sjellë për ju një udhëzues sipas spitalit pediatrik në Romë, “Bambino Gesu”.
Si duhet të veprojnë prindërit?
Para së gjithash, ju duhet të shikoni kohëzgjatjen si edhe intensitetin e këtij shqetësimi, pra nëse mungesa e oreksit është duke ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, nëse ai ka rënë apo jo në peshë. Shpesh mungesa e oreksit është kalimtare dhe përfaqëson një shprehje të një ndryshimi që ka ndodhur në jetën e fëmijës (lindja e një fëmije tjetër, ndërrimi i stinës etj), por ajo mund të jetë edhe simptoma fillestare e një patologjie.
Shkaqet kryesore të mungesës së oreksit tek fëmijët:
Infeksionet:
• Në rrugët urinare;
• Në rrugët e frymëmarrjes;
• Në gojë dhe faring (kandida, stomatiti, faringiti);
• Gastrointeriti;
• Infeksione të tjera bakteriale.
Shkaqe të tjera:
• Përthithje jo e mirë;
• Alergjitë dhe intolerancat ushqimore;
• Anemia;
• Shqetësimet endokrie;
• Sëmundje renale (në veshka);
• Shqetësime metabolike;
• Sëmundjet psikiatrike;
• Marrja e medikamenteve apo kryerja e një ndërhyrje kirurgjikale.
Pasojat e një mungese tepër të zgjatur të oreksit:
• Ndalja e rritjes dhe fillimi i rënies nga pesha;
• Dehidratimi;
• Rritja e aciditetit në stomak;
• Mungesë në disa elementë (makro apo mikronutrientëve).
E gjithë kjo nuk duhet të alarmojë prindërit, të cilët fillimisht duhet të kontrollojnë nëse fëmija ka një shqetësim në kavitetin oral (për shembull myku), dalja e dhëmbëve, gjendja gripale. Nëse do të përjashtohen këto shkaqe atëherë duhet të shkoni dhe t’i bëni fëmijës një vizitë tek mjeku pediatër në mënyrë që ai të mund të bëjë diagnostikimin e duhur./Pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.