Studim

June 25, 2018 | 14:20

Fëmijët pa aktivitet fizik rrezikojnë të bëhen obezë

Që në moshën 5-vjeçare ose ndonjëherë edhe 3, fëmijët fillojnë të bëjnë një jetë sedentare. Këtë të dhënë, e kanë matur e vërtetuar me sensorë të veçantë të vendosur nëpër rrobat e fëmijëve, studiuesit e Otago University, në Zelandën e re, në një grup prej 240 fëmijësh.

Sipas studimit të botuar në revistën “Medicine & Science in Sports & Exercise”, studiuesit kanë parë, në veçanti, që të vegjlit që kalonin mesatarisht 3 orë në ditë para televizorit apo kompjuterit (trefishin e kohës që në fakt duhet ta kalonin duke bërë aktivitet fizik), shfaqnin shenja mbipeshe dhe obeziteti.

Kjo është një e dhënë që ka vënë në alarm autoritetet e shëndetit publik, pasi obeziteti e mbipesha kanë lidhje me shqetësime të tjera shëndetësore, që te fëmijët bëhen vërtetë të rrezikshme.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top