Fëmijët që gërhasin gjatë fëmijërisë së hershme mund të kenë probleme me sjelljen, si agresiviteti apo hiperaktiviteti. Nga një studim i kryer me 249 fëmijë u vërtetua se ata që gërhisnin në moshën 2 apo 3 vjeç, kishin tri herë më shumë shenja të sjelljeve problematike krahasuar me fëmijët që nuk kishin gërhitur asnjëherë gjatë kësaj moshe. Ky studim vlerësoi se sa i rëndësishëm është procesi i gjumit dhe cilësia e tij tek fëmijët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.