Lidhja mes njohurive dhe ndjenjave edhe njëherë duket thelbësore, pasi e qeshura është nxitësja e të mësuarit psikomotorik, duke filluar që në vitet e para të jetës. Në një studim, disa shkencëtarë kanë manipuluar pikërisht luhatjet e humorit, për të kuptuar efektet që ka në nxënien e fëmijëve 18-muajsh.
Fëmijët iu nënshtruan filmave dhe lojërave që i bënin për të qeshur e, më pas, gjysmës së tyre iu kërkua të përmbushnin detyra të vogla, si p.sh, të merrnin një lodër apo të çonin kukullat në raftin e tyre. Ndërkohë, gjysmës tjetër iu kërkua të imitonin të rriturit që të bënin veprime, të cilat shkaktonin të qeshura te bebet e tjera. Në përfundim të këtij mikrotrajnimi, studiuesit vëzhguan se mes fëmijëve që duhet të bënin gjëra argëtuese, 93% e tyre ia dolën mbanë, ndërsa te fëmijët që duhet të përmbushnin detyra “serioze” dhe jo argëtuese suksesi u regjistrua vetëm në 25% të tyre.
Prandaj, lidhja mes njohjes dhe ndjenjave edhe një herë duket se është thelbësore, duke filluar që në vitet e para të jetës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.