Në fokus

November 18, 2019 | 9:10

Fëmijët që vijnë në jetë nga nëna 30-vjeçare janë më të zgjuar se të tjerët

A ka ndonjë moshë për t’u bërë nënë? Do të kishim thënë jo, por siç duket të bëhesh prind në moshën 30 vjeç ka avantazhet e saj, para së gjithash të kesh një fëmijë më të zgjuar.

Sipas një studimi, gratë që bëhen nëna në këtë moshë sjellin në jetë fëmijë më inteligjentë sesa të tjerët. Asnjëherë nuk është vonë ose herët të bëheni prindër kur kjo nevojë ndihet brenda zemrës, pasi instinkti i nënës nuk kontrollohet. Nëse vitet e kaluara ne i konsideruam vitet ’30 si një epokë “të përparuar” për të pasur fëmijë sot nuk është aspak ashtu. Në fakt, pritjet për jetën dhe kushtëzimi shoqëror kanë ndryshuar në lidhje me familjen.

Dhe jo vetëm kaq, sipas shkencës, përballja me shtatzëninë në moshën 30-vjeçare ka përfitimet e saj. Studimi i kryer nga Profesore Alice Goisis, drejtuese e Center for Longitudinal Studies, ka zbuluar aspekte të reja të lindjes në të tridhjetat.

Hulumtimi i kryer në Departamentin e Shkencave Sociale të Universitetit të Londrës analizoi fëmijë të lindur nga gra mbi 29 vjeç, duke gjetur tek të porsalindurit rezultate njohëse dhe të sjelljes më pozitive se mesatarja.

Krahasimi është bërë me fëmijë të lindur nga nëna midis 25 dhe 29 vjeç. Studimi nxori në pah edhe një aspekt tjetër, që lidhej me stabilitetin ekonomik dhe lumturinë në çifte. Sipas doktoreshës Goisis, në fakt, një tridhjetë vjeçare është më e kënaqur me dashurinë e saj dhe jetën profesionale, dhe si pasojë mund t’i kushtohet vetes dhe shtatzënisë në një mënyrë më të qetë.

Përparësitë e tjera për t’u bërë prindër në moshën madhore kanë të bëjnë me sjelljen më të përgjegjshme ndaj shtatzënisë. Është zbuluar se nënat në të tridhjetat e tyre zvogëlojnë ose eliminojnë zakonin e pirjes së duhanit dhe ushqejnë me gji për më shumë se 4 muaj.

Studimi analizoi gjithashtu fëmijë të lindur nga nëna mbi 40 vjeç. Në këtë rast duket se fëmijët e grave mbi 40 vjeç mund të kenë probleme njohëse dhe të sjelljes dhe t’i nënshtrohen mbipeshës. Pra, sipas shkencës, mosha më e mirë për t’u bërë nënë është midis 30 dhe 39 vjeç.

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top