Shumica e prindërve janë mjaft të ndjeshëm kur bëhet fjalë për vënien e fëmijëve në gjumë.
Sjelljet e gabuara që bëjnë prindërit për ta bindur fëmijën të flejë (mbajtja në shtrat apo ushqyerja natën vonë) gjatë muajve të parë të jetës, mund të lënë pasoja negative tek të vegjlit si: pagjumësi e makthe kur fëmija të rritet. Këto janë rezultatet e një studimi të pediatres Valérie Simard, nga “Hòpital de Sacré-Coeur” në Montréal, Kanada. Sipas Simard, “ideale është të qëndroni për pak kohë në dhomën e fëmijës dhe ta siguroni që ju jeni aty e se është koha e gjumit. Kjo e lejon të voglin të zhvillojë aftësinë e vetëngushëllimit dhe të gjejë një raport të ekuilibruar me gjumin”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.