Sipas një studimi tronditës fëmijët vuajnë nga simptomat e depresionit dhe ankthit që në moshën 4-vjeçare.
Nxënësit në shkollat fillore përjetojnë çrregullime të ngrënies, dëmtimit të vetes, kriza paniku madje edhe deri në mendime vetëvrasëse. Mësuesit paralajmërojnë se problemet e shëndetit mendor, bullizmi dhe ngacmimet seksuale janë bërë pjesë e përditshme e jetës për shumë fëmijë. 1 në 7 raste të problemeve me shëndetin mendor prekin fëmijët e moshën nga 4 – 7 vjeç ndërsa çereku i rasteve janë fëmijët nga 7 – 11 vjeç.
Shëndeti mendor në mesin e adoleshentëve ka qenë temë shqetësuese për shumë vite shoqëruar me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale dhe fiksimit për t’u bërë si njerëzit e famshëm. Megjithatë, studimi i NASUWT thotë se probleme të tilla si depresioni po zhvillohen në moshat gjithnjë e më të vogla.
Studiuesit paralajmërojnë se mediat sociale po i dëmtojnë emocionalisht fëmijët e të rinjtë. Chris McGovern tha se fëmijët janë të varur nga teknologjia dhe analiza e vetvetes, duke shtuar: ” Kjo është një simptomë e shoqërisë sonë sot dhe ndikimi i keq i mediave sociale.”
Burimi / http://www.gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.