Feminicidi ( Femminicidio) në Shqipëri, por në të gjithë botën aktuale nënvizon rolin e mashkullit të dobët. Një mashkull QE NUK DURON DOT ME LARGIMIN E NJË PRONE. GRUAN APO BASHKESHORTEN.
Jemi në një epokë lufte për mbijetesen ku, vetmia, humbja, largimi, nuk durohet më si faktor human apo social. Traumat personale jo të elaboruara ripërsëriten pavetëdije. Dhe konsekuencat janë këto fakte të kronikës së zezë.
Ankthi, fobia e humbjes dhe të qenurit në vetmi, shkakton në disa meshkuj instikte kafshore të lashta. Shoqëria sot ka një sfidë, të pranojë rolin e gruas së lirë.
Në këtë betejë ne profesionistët e shëndetit mendor jemi gati të ndihmojmë shoqërinë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.