Marrëdhënie

August 2, 2016 | 8:36

Femra që çdo mashkull ëndërron

Ja dhe pyetja së cilës i druhen prej kohësh femrat: çfarë lloj gruaje kërkon një mashkull? Çfarë cilësie të jashtëzakonshme duhet të ketë për të bërë pjesë në imagjinatën e meshkujve? Çfarë ka më tepër rëndësi për dëshirat mashkullore, ëmbëlsia apo fuqia e femrës? Natyrisht, është e pamundur që një femër e vetme të ketë të gjitha karakteristikat ideale që i pëlqejnë një mashkulli, por ekzistojnë disa cilësi të dukshme të karakterit të një femre që i bëjnë meshkujt të joshen marrëzisht. Femrat me personalitet të fortë, ato që i japin më tepër rëndësi bukurisë së brendshme sesa asaj të jashtme, duket se kanë gjasa për marrëdhënie më të forta dhe të qëndrueshme. Secila prej nesh, me siguri, ka ndonjë prej këtyre cilësive, mjafton t’i zbulojë dhe t’i nxjerrë në pah për të pasur më shumë sukses!

Meshkujve u pëlqejnë femrat pasionante

Meshkujve u pëlqejnë femrat pasionante, ato të cilat janë të gatshme të bëjnë çfarëdolloj ‘çmendurie’ për dashuri – në! Për shembull, organizimi i një udhëtimi plot aventura, në vende në të cilat kanë menduar ndonjëherë të shko – jnë. Për të qenë pasionante nuk duhet të keni frikë apo të frenoni impulset tuaja. Lëreni veten dhe partnerin të lirë në vorbullën e ndjenjave!

Një grua ekzibicioniste

Një nga ëndrrat e meshkujve është të tregojnë mashkulloritetin e tyre përballë shokëve. Dhe kjo detyrë bëhet më e thjeshtë nëse ka pranë një femër ekzibicioniste, ose thënë ndryshe një “femër trofe”: e bukur, gjithmonë perfekte, buzëqeshje rrëzëllitëse dhe absolutisht e devotshme. Mbretëresha klasike e bukurisë shërben më shumë se çdo gjë tjetër për të “shëruar” pasiguritë mashkullore dhe për t’i bërë meshkujt të ndihen më të sigurt në vetvete.

Ëndërrojnë një femër të sigurt

Mjaft më me imazhin e një femre të brishtë, e cila kërkon vazhdimisht që partneri ta pranojë! Meshkujt ëndërrojnë një femër të sigurt në vetvete, e cila nuk ka nevojë për siguri nga ana e partnerit. Përkundrazi, duhet të jetë ajo që ta bëjë partnerin të ndihet i sigurt në krahët e saj. E pastepur dhe e vendosur, partnerja jep më të mirën nga vetja, pikërisht sepse është e vetëdijshme për aftësitë e saj joshëse. Eviton çdo lloj drame sentimentale duke u bazuar në pragmatizmin e saj dhe nga aftësia e lindur e vetëkontrollit.

Femra ideale është mike e mirë

Nuk është e mjaftueshme të jeni e dashura perfekte, të jeni e ëmbël dhe pasionante. Me sa duket, meshkujt në shoqërinë e femrave kërkojnë edhe mikeshën e tyre më të mirë. Mos bëni më rolin e statujës së bukur: femra që është mikesha më e mirë është e gatshme të mirëpresë edhe sekretet më të thella të partnerit, të bëjë shaka dhe t’i ngrejë humorin në momente të vështira. Ky është lloji i femrës me të cilën meshkujt arrijnë të përjetojnë një histori sinkrone, pothuajse perfekte, të mbushur plot ndjenja dashurie.

Femra perfekte ka një personalitet të fortë

Ndoshta mund të mos jeni një femër e bukur, por gjithse – si arrini të merrni kujdesin e të gjithëve falë karakterit dhe sharmit të parezistueshëm që keni. Kur hyn në një dhomë tërheq shikimet e meshkujve kureshtarë, të cilët joshen falë mënyrave të të sjellurit dhe komunikuarit. Meshkujt e kanë të lehtë të flasin dhe të gjejnë argumente për të diskutuar. Nuk është kurrë banale dhe përçon te seksi i kundërt një lloj magjie, për të cilën çdo mashkull do të hiqte dorë edhe nga femra më e bukur në botë.

Partnerja perfekte nuk bën presion

Përse meshkujt dashurohen me femrat që nuk u bëjnë presion? Sepse vendin e parë të dëshirave të këtyre femrave nuk e zë asnjëherë martesa, por dëshira se si të bëjnë të lumtur partnerin. Ky është lloji i femrave më të pëlqyera: jeton qetësisht marrëdhënien në çift, duke shijuar çdo moment. Nuk ka nevojë të bëjë vazhdimisht pyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies. Thjesht pret me besim dhe qetësi se çfarë do t’i rezervojë e ardhmja.

Meshkujt duan një femër që di të komunikojë

Meshkujt i kanë debulesë femrat e drejtpërdrejta. Ato dinë se çfarë duan dhe nuk e kanë problem ta thonë haptas mendimin e tyre. Është e kundërta e femrës që thotë ‘po’ kur në të vërtetë do të thotë ‘jo’ dhe e kundër – ta. Meshkujt e dëshirojnë këtë lloj femre, sepse është shumë e hapur, nuk ka mistere dhe për rrjedhojë nuk u duhet të shtrydhin trurin për të kuptuar se çfarë dëshiron realisht partnerja apo për të deshifruar atë çka ajo për – piqet t’u thotë me shumë nënkuptime.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top