Qelizat vjetërohen 8 vjet më shpejt te femrat që bëjnë një jetë sedentare. Mungesa e aktivitetit fizik (më pak se 40 minuta në ditë) dhe qëndrimi më shumë se 10 orë ulur përshpejton procesin e plakjes së qelizave. Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Diego.
Sipas studiuesve praktikimi i pakët i aktivitetit fizik ndikon negativisht në gjatësinë e telomerëve, molekulave që ndodhen në pjesën fundore të kromozomëve.
Përmasat e telomerëve me kalimin e viteve pakësohen fiziologjikisht, prandaj nëse mbeten të paprekur do të thotë që organizmi mbetet i ri. Në veçanti, te subjektet që iu nënshtruan kontrollit të studiuesve, femrat me moshë 65- 95 vjeçe me një jetë më pak dinamike, qelizat ishin tetë vjet më të plakura krahasuar me moshataret e tyre që bënin një jetë aktive.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.