Këshilla & Arsye

November 26, 2019 | 8:20

Femrat janë më të ndjeshme në ditën e 16-të të ciklit menstrual

Femrat janë më të ndjeshme ndaj ngjarjeve stresuese dhe mendimeve negative gjatë fazës së parë, rreth ditës së gjashtëmbëdhjetë të ciklit të tyre menstrual. Këtë e tregon një studim i bërë nga një grup studiuesish në “University College” në Londër, publikuar në “Medical Express”.

Ky është studimi i parë që tregon lidhjen midis dobësisë psikologjike dhe një faze precize të ciklit biologjik femëror. Gjatë këtij intervali, femrat përjetojnë rreth trefishin e mendimeve negative dhe kanë një nivel stresi më të lartë, krahasuar me faza të tjera të ciklit menstrual. Rezultatet e këtij kërkimi kanë ndikim shumë të rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për kurat e trajtimet për femrat që kanë përjetuar trauma të forta gjatë jetës së tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top