Sipas studimeve shkencore, femrat dëgjojnë më mirë se meshkujt. Ato janë në gjendje të dëgjojnë frekuenca më të larta. Veç kësaj hormonet mbrojnë dëgjimin femëror nga humbja e dëgjimit për një kohë të konsiderueshme gjatë jetës.
Një nga arsyet pse femrat kanë dëgjim më të mirë është sepse hormonet nga mosha 30-50 vjeçe kryejnë një funksion mbrojtës që parandalon humbjen e dëgjimit. Edhe pse dëgjimi te femrat duket se është më i mirë, jo gjithmonë kjo është diçka pozitive.
Dëgjimi femëror ndikohet shumë nga ndryshme fizike dhe hormonale me të cilat femrat përballen përgjatë jetës, nga shtatzënia deri në menopauzë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.