Truri i femrave që vuajnë nga bulimia reagon shumë ndryshe ndaj ushqimit nga truri i atyre që nuk vuajnë. Në një studim të fundit nga Shoqata Psikologjike Amerikane u arrit në konkluzionin se femrat me bulimi kishin mendime kritike për veten dhe se përdorin ushqimin për të shmangur apo ndalur mendimet negative rreth vetes së tyre. Një pjesë e trurit e individëve me çrregullime të të ngrënit funksionon ndryshe, duke i bërë ata të shohin ushqimin si një zbavitje kur ndjejnë një nivel të lartë stresi.
Bulimia zakonisht çon në ngrënie, në shumë raste të tepërt dhe pastaj në vjellje. Ky është një çrregullim i ngrënies dhe një kusht i shëndetit mendor që do të thotë se këto njerëz kanë një qëndrim anormal ndaj imazhit të ushqimit dhe trupit.
Stresi konsiderohet si shkaktari i këtij çrregullimi. Studiuesit zbuluan tek femrat me bulimi, pjesa e trurit që lidhet me vetë-reflektimin bëhet më pak aktive kur ata ndjehen të stresuara.
Studiuesit në Uashington skanuan trurin e 20 grave, 10 me bulimi dhe 10 pa çrregullimin e tillë, gjatë kryerjes së eksperimenteve. Atyre iu treguan foto me akullore apo ushqime me yndyrë të lartë.
Për gratë me bulimi, qarkullimi i gjakut në një rajon të trurit të quajtur pregieni u zvogëlua kur ata panë ushqimin – por tek gratë pa bulimi, ajo u rrit. Sarah Fischer, bashkëautore studimit dhe profesoreshë në Universitetin George Mason, se rënia e uksit të qarkullimit të gjakut është një shenjë që tregon se të menduarit për ushqimin mbyll mendimet rreth mangësive të tyre tek ato me bulimi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.