Edhe pse ekziston ideja fikse se femrat janë të brishta si natyrë dhe janë seksi i dobët, ka nga ato që kanë dominuar prej dekadash skenën politike. Apo nga ato me ideale të forta, që kanë luftuar në emër të të drejtave, të një parimi moral apo për barazi civile. E, më pas, vijnë shkencëtaret, kurioze për të kuptuar realitetin apo të vendosura për të gjetur zgjidhje për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, për të zgjidhur probleme të së tashmes dhe për të ndërtuar bazën e risive të së ardhmes.
Historia është e tejmbushur me femra të rëndësishme që kanë mundur ose u është dashur të marrin vendime të mëdha apo të hidhen, shpesh të vetme, në projekte vendimtare. Kemi përzgjedhur disa prej tyre…
1.Nënë Tereza, krenaria jonë e pamatë. E vlerësuar me çmimin Nobel për paqen, Nënë Tereza ua kushtoi jetën e saj të varfërve.
2.Aung San Suu Kyi është përcaktuar një “model guximi” për luftën e saj të palodhur në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të popullit të saj, pavarësisht viteve të gjata pas hekurave të burgut.
3.Malala Yousafzai, 17-vjeçarja pakistaneze, e cila u qëllua nga talebanët pasi refuzoi të linte shkollën, vitin e kaluar u nderua me çmimin Nobel për paqen. Që prej atentatit që iu bë në vitin 2012 lufta e saj për kujdesin ndaj fëmijëve dhe të të drejtave të tyre për të studiuar e kanë shndërruar në një heroinë të pashembullt. Tashmë Malala jeton në Birmingham, në Angli.
4.Keni dëgjuar ndonjëherë për Amelia Earhart? Nëse jo, Amelia ishte e para femër pilote që kaloi oqeanin Atlantik, një sipërmarrje tejet e guximshme për një femër.
5.Yoani Sánchez është një bloger kubaneze, e cila ka sfiduar Fidel Castro-n në emër të lirisë së shtypit e lirisë së shprehjes së fjalës. Ka fituar dhjetëra çmime për punën e saj për të drejtat e bashkëkombësve të saj.
6.Rita Levi Montalcini, shkencëtarja italiane më e famshme në botë. Neuribiologia u vlerësua më çmimin Nobel për mjekësinë dhe gjatë gjithë jetës së saj luftoi me përkushtim në emër të femrave.
7.Lady D
Ikonë në gjithçka, do të mbahet mend mbi të gjitha për interesin e saj në çështje më parë të injoruara nga familja mbretërore, duke filluar nga lufta kundër AIDS dhe lebra te problemet e minave të luftës.
8.Gertrude Belle Elion
E vlerësuar me çmimin Nobel për mjekësinë, kontribuoi në mënyrë shumë thelbësore në kërkimin e ilaçeve kundër leucemisë dhe transplantit të organeve. Pa të, shumë njerëz nuk do të kishin mundësinë për të jetuar së dyti.
9.Nënat e “Plaza de Mayo” patën kurajën të luftonin kundër diktaturës ushtarake argjentinase, madje vazhdojnë edhe sot kërkojnë drejtësi për të bijtë e tyre të zhdukur nga regjimi i egër.
10.Benazir Bhutto, dy herë ministër në Pakistan, ishte e para femër më e re në moshë shefe e qeverisë në një vend mysliman në kohët moderne. Luftoi gjithmonë për të promovuar të drejtat civile, por ra viktimë e një atentati.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.