Studimi zbuloi se burrat ishin po aq të mirë në vlerësimin e të tjerëve në mjediset shoqërore.
Kur është fjala për zbulimin e një fytyre të njohur, burrat janë po aq të talentuar sa femrat, sugjeron një studim i ri.
Gjetja është në kundërshtim me besimin e gjerë se femrat janë më të mira në njohjen e fytyrave dhe në leximin e shprehjeve të fytyrës se sa burrat, thonë studiuesit.
“Në literaturën e sjelljes thuhet se femrat bëjnë më mirë se burrat përpunimin e fytyrës, siç është njohja e fytyrës, zbulimi dhe kategorizimi i shprehjeve të fytyrës, edhe pse, kur shikoni në literaturën empirike, gjetjet nuk janë në mënyrë të qartë “, shprehet studiuesja Suzy Scherf.
Njohja e fytyrës është vendimtare në ndërveprimin shoqëror dhe për lloje të caktuara të sjelljes, kështu që ka kuptim që femrat dhe meshkujt të jenë po aq të aftë në këtë fushë, vuri në dukje Scherf.
“Disa sekonda të shikimit në fytyrë, mund të zbulojnë moshën, gjininë, nëse e njihni personin apo jo, nëse personi është i besueshëm, a janë kompetentë, tërheqës, të ngrohtë dhe të kujdesshëm – mund të bëjmë kategorizime në fytyra,”thotë ajo.
Studiuesit përdorën skanimet e trurit dhe testet e sjelljes për të vlerësuar aftësinë e pjesëmarrësve femra dhe meshkuj për të njohur fytyrat dhe për të lexuar shprehjet e fytyrës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.