Sjellje dhe veprime si telefonata, mesazhe, e-mail, vizi-ta të papritura e deri në dërgimin e luleve dhe dhura-tave, mund të jenë shenja të mirëpritura dashurie. Por ndonjëherë mund të kthehen në individë që cenojnë li-rinë e një individi tjetër, cenojnë jetën e tij private dhe janë gjurmues të çdo aktiviteti të viktimës së tyre. Këta persona quhen “stalker”, një person i njohur me të ci-lin viktima mund të ketë pasur ndonjë lloj marrëdhënieje ose ndonjë i panjohur me të cilin është ndeshur rastës-isht ose për arsye pune. Këto dinamika psikike dhe të sjelljes, të njohura në nivel ndërkombëtar si fenomeni “stalking”, jo vetëm që sjellin një problem shoqëror që tërheq interesin e komunitetit, por edhe në shumë shtete tashmë njihet si krim apo vepër penale e dënueshme me ligj. Edhe në Shqipëri ky fenomen është i dënueshëm. Kjo është një temë shumë e gjerë, një sëmundje mendo-re obsesive, ku ka dhe çrregullime madhore të gjendjes shpirtërore, çrregullime të personalitetit, neuroza apo dhe depresione madhore. Me përjashtim të rasteve kur përndjekja përbën një krim të rëndë, përndjekësi ndës-hkohet me heqjen e lirisë nga 6 muaj deri në 4 vjet, kur sjelljet përsëriten me kërcënime apo bezdisje deri në atë pikë saqë viktimës i shtohet pasiguria dhe ankthi e detyrohet të ndryshojë stilin e jetesës.
Sa i shpeshtë është ky fenomen në Shqipëri?
“Stalking” janë aktet persekutuese, absolutisht të veçan-ta, transversale dhe pa gjini. Këtu në Shqipëri mund të ketë shumë raste tipike. Mund të jetë një i njohur, një mik, një fqinj, një koleg pune apo shkolle, një i afërm i familjes, si dhe ndonjë i sëmurë psikik. Zakonisht përndiqen VIP-at. Personat “stalker” janë të ndarë në disa kategori dhe më shumë përhapje ky fenomen ka tek emigrantët, të papunët apo viktimat femra. 55% e rasteve të përnd-jekjes vijnë nga problemet në çift, 25% nga fqinjët, 5% nga familjarë dhe 15 nga kolegët e punës, shkollës e uni-versitetit.
“Stalker”-at ndahen në disa kategori:
- “Stalker” hakmarrës, të cilët e shprehin përndjekjen e tyre në rastet e ndarjeve apo divorceve.
- “Stalker” politik, të cilët bëjnë çdo akt të mundshëm përndjekjeje për të kryer një axhendë të tyre politike. Duke qenë se konsiderohet një dukuri tejet e rrezikshme, tregoni kujdes: RUHUNI NGA STALKER-at.
Si ta hedhim pas krahëve një përvojë të tillë?
Duke qenë se situatat e këtyre përndjekësve s’janë të gji-tha të njëjta është e pamundur që të përgjithësohen lehtë mënyrat e mbrojtjes që u përshtaten të gjitha llojeve të per-sekutimit. Megjithatë ekzistojnë disa rregulla të dobishme në çdo rast:
1.Para së gjithash, nuk duhet mohuar problemi. Merrni masa paraprake më të mëdha se ato të një njeriu që nuk ka një përvojë të tillë përndjekjeje.
2.Nëse bezdisja konsiston në fillimin apo ristabilizimin e një marrëdhënieje që nuk e dëshironi, duhet të jeni të prirë t’i thoni “JO”, qartë dhe vetëm një herë.
3.Telefoni është zgjidhje për çdo rast të jashtëzakonshëm. Telefononi forcat e rendit për çdo ngacmim apo
problem që mund të keni.
4.Komunikoni me një psikolog, në mënyrë që të përballoni një situatë të tillë dhe të lehtësoheni nga ankthi e frika që ju sjell dikush që ju përndjek. Në Shqipëri mund ta gjeni shumë lehtë këshillën e një psikologu, i cili ju ofron mbështetje më të specializuar, me bazë shken-core.
Si mund të jetë tipo-logjia e një stalker-i?
Shumë persona që bien viktimë e Shumë persona që bien viktimë e persekutimit torturues janë gra me moshë nga 18-25 vjeç. Ekziston një kategori shoqërore që rrezikohet nga ky lloj persekutimi, e përbërë nga ata që u përkasin profe-sioneve të ndihmës, të cilët janë mjekë, infermierë, psiko-logë, pasi nga njëra anë këta profesionistë hyjnë në kon-takt me nevojat e thella në ndihmë të personave e më pas mund të kthehen në viktima të afektit të sëmurë të pacien-tëve, nga ana tjetër shpresat e tepruara të disa pacientëve mund të tradhtohen edhe nga përditshmëria profesionale. Për pasojë, përndjekja kthehet në një vëmendje dhe kërkim për t’u hakmarrë ndaj mjekut apo psikologut. Sjellja e një “stalker”-i ka një lloj çrregullimi psikolo-gjik. Qëllimi i këtyre personave është frikësimi i viktimës, ndonjëherë dhe ndëshkimi për ta detyruar të pranojë t’i afrohet diçkaje.
Çrregullimi psikologjik ka të bëjë me një mënyrë patolo-gjike të komunikimit, të mënyrës sesi ai e sheh botën ja-shtë. “Stalker”-i fsheh dhe një sindromë të superfuqisë me bindjen se është një njeri që ka në dorë t’ia bëjë të vës-htirë ose të pamundur jetën dikujt tjetër. Nga disa të dhëna statistikash, emigrantët apo femrat emigrante janë viktima perfekte, sepse janë më të pambrojtur, më të dobët ndaj këtyre personave.
Detyra e psikologut
Detyra e çdo klinicisti është të ndërhyjë mbi viktimat ose mbi shkelësit dhe të bëjë evidentimin e të dhënave të këtyre personave, të cilët rrisin pasigurinë e shtojnë ankthin. Një parashtrim i mirë i sjelljes së tyre dhe mar-rja e të dhënave do të shpëtonte pasojat e rrezikut nga “stalker”-at dhe do të shmangte problemet sociale të çdo grupmoshe në shoqërinë shqiptare. Këto ndjekje të ankthshme përmblidhen në dy fjalë: “zë pritë”, që përf-shin pritjen, ndjekjen, mbledhjen e informacioneve mbi viktimën dhe lëvizjet që ajo bën dhe sjellje që janë tipike për çdo “stalker”, pavarësisht situatave të ndryshme. Një studim dhe ekzaminim i kujdesshëm nga ana e pu-nonjësve të shëndetit mendor, punonjësve socialë apo një mirëfunksionim edhe i forcave të rendit, bën të mun-dur që të shmangen këta individë, të cilët me sjelljet e tyre rrezikojnë praninë tonë në shoqëri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.