Aktualitet

August 15, 2024 | 11:24

Festa e Birrës, “Gold by Korça”, risia në 17-vjetorin e këtij organizimi masiv! 

 

Një nga ngjarjet e rëndësisshme të festës së birrës në qytetin e Korçës ka qenë padyshim prezantimi i brandit, Gold by Korça. Produkti më i ri i fabrikës së birrës së parë shqiptare erdhi si një inovacion drejt një formule shijeje unike. 

b055136c-a01d-4d08-bec7-304f35b29c9dMe çeljen e siparit mbrëmë në edicionin e saj të 17-të, Festa e Birrës në Korçë, do të sjellë për pesë net rresht një gërshetim të jashtëzakonshme të muzikës ‘live’ me birrën tradicionale “Korça”, me produktet e saj, çka e bën këtë ngjarje një nga festat më të mëdha të verës në Shqipëri.

Prej fillimit të saj e deri në orët e vona, kur edhe është mbyllur dita e parë e festës, të gjithë pushuesit vendës e të huaj janë dëfryer duke kërcyer, kënduar dhe duke shijuar gotat e birrave autentike shqiptare në tërësi, e veçanërisht “Birra Korça”. Çdo vit shqiptarë e të huaj bëhen pjesë e një feste unike në Korçë, nga data 14 deri në 18 gusht, ku ndërthuren birra e mirë, muzika e përzgjedhur dhe disa prej gatimeve më të mira tradicionale.

Ky event simbolizon një nga festat më të mëdha verore dhe do të zhvillohet në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, që e ka bërë përgjatë viteve Korçën një destinacion të preferuar për turistët vendës e të huaj.

birra-korca1

Nga ana tjetër, Shtëpia e Birra Korça do të ofrojë një ambient të veçantë dhe të ngrohtë për të gjithë ata që duan të shijojnë muzikën “live” dhe të kalojnë momente të paharrueshme në shoqërinë e birrës së tyre të preferuar. Pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe 14 stendat e “Birra Korça”, që do të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave të turistëve vendës dhe të huaj, duke e bërë festivalin një atraksion të veçantë për këtë verë. Festa e Birrës nisi në vitin 2007 nga Bashkia Korçë. Tashmë pas 17 vitesh ajo ka evoluar jo vetëm për famën e saj, por edhe për zgjerimin në nivel artistik.

Në skenën e festivalit do të ngjiten disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, duke filluar me performancën e Xhei Sarës në natën e parë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë edhe performancat e Luiz Ejllit, Devis Xherahut, Alban Skenderajt dhe NRG Band-it në netët e tjera të festivalit. Këto emra të shquar do të ofrojnë një përvojë muzikore të paharrueshme dhe do të kontribuojnë në atmosferën festive të ngjarjes. Kështu, Korça do të jetë sërish në qendër të vëmendjes për 5 net, duke ofruar një përvojë të pasur për të gjithë ata që duan të shijojnë atmosferën e festës dhe të shijojnë “Birra Korça” në vendlindjen e saj.

 

Përgjatë pesë netëve festive, në fashën orare kur i gjithë qyteti feston, gjithçka në qytet thuajse “paralizohet” për t’u drejtuar e gjithë vëmendja tek ambientet e “Shtëpisë së Birrës”. Për shkak të dyndjeve të njerëzve që duan të festojnë, policia tashmë e ka kthyer në detyrim ndërhyrjen me plan masash konkret për të gjithë kohën në të cilën zhvillohen aktivitetet e parashikuara për të kremtuar festën. Kështu, përgjatë gjithë ditëve të festës, deri më 18 gusht, qarkullimi i automjeteve nga “City Center” deri te rreth-rrotullimi në afërsi të terminalit, nga ora 18:30 deri në orën 01:00 të natës do të jetë i bllokuar. Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara për parkim nga Bashkia Korçë, kryesisht përreth terminalit të autobusëve, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake. Gjithashtu, do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në terminalin e autobusëve dhe në zonat e tjera përreth, ku zhvillohen aktivitetet.

Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera raportohet prezencë e shtuar të shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së dhe Forcës Speciale “Shqiponja”, që mbikëqyrin ruajtjen e rendit, ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave apo parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cenojnë sigurinë publike. Gjithçka është gati, ju mbetet veçse të shijoni festën me birrat më të mira shqiptare, veçanërisht atë “Korça”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top